Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur miratimin e rezolutës nga Kuvendi i Kosovës për dënimin e gjenocidit serb., përcjell “Bota sot”.
Thaçi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se kjo është e para, rezolutë, e cila i quan me emrin e vërtetë: GJENOCID! – krimet e Serbisë në Kosovë
Postimi i plotë:
E mirëpres miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila dënon gjenocidin e shtetit serb në Kosovë. E para, rezoluta i quan me emrin e vërtetë: GJENOCID! – krimet e Serbisë në Kosovë. Dhe e dyta, rezoluta kërkon drejtësi për viktimat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Krimet e luftës as nuk vjetrohen dhe as nuk amnistohen. Tani që institucionet e drejtësisë janë në duart e kosovarëve, ne duhet ta gjejmë mënyrën e duhur që drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë. HTH