Haradinaj: Kriminelët e kanë vendin në burg

Aktuale

Haradinaj: Kriminelët e kanë vendin në burg

Nga: Z.B Më: 16 maj 2019 Në ora: 21:11
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se miratimi i Rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë është veprim i duhur i të zgjedhurve në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se pa vendosjen e drejtësisë nuk mund të ketë pajtim dhe as paqe të qëndrueshme.

Ndryshe, 

Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozim rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, me 79 vota për, asnjë votë kundër është miratuar kjo rezolutë.

Postimi i plotë:

Miratimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës i Rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, është veprim i duhur i të zgjedhurve tanë dhe institucionet tona duhet të angazhohen që të sjellin drejtësi për të gjitha krimet e kryera në Kosovë.
Pa vendosjen e drejtësisë nuk mund të ketë pajtim dhe as paqe të qëndrueshme. Kriminelët e kanë vendin në burg!RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat