Flora Brovina ftohet nga Prokuroria, thotë se nuk u manipulua për fotografinë e publikuar

Aktuale

Flora Brovina ftohet nga Prokuroria, thotë se nuk u manipulua për fotografinë e publikuar

Më: 16 maj 2019 Në ora: 21:16
Flora Brovina

Deputetja e PDK’së, Flora Brovina, këmbëngul se fotografia që ka shfaqur sot në Kuvend nuk ka qenë e falsifikuar dhe ajo thotë se e di kush është vajza në fotografinë e publikuar.

Brovina insiston se nuk u manipulua nga askush për ta nxjerrë fotografinë, në të cilën sipas saj, është një vajzë kosovare duke u dhunuar nga forcat serbe.

Refuzon të tregojë se ku e ka marrë foton dhe thotë se do t’i tregojë prokurorisë.

“Kush është burimi dhe ku ka ndodhur ngjarja do t’ia them prokurores që tashmë e kam kontaktu”  

“Tani ishte momenti që ta dëshmojmë gjenocidin. Sepse është atmosfera për cka duhet të flitet sepse më herët kur kam folur, kam hasur në vesh të shurdhër”, ka thënë tutje ajo.

“Mendoj që opinioni po bjen pre e atyre që duan ta dematojnë këtë dhe unë dua ta them se është e vërtetë”, ka thënë Brovina.

“Nuk jam mashtruar sepse e kam këtë foto moti”, ka shtuar ajo.

Ajo thotë se ka pasur kontakt me personin që ia ka sjell këtë fotografi dhe sot se ka pasur kontakt me familjarët e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat