Publicisitja Kimete Berisha ka reaguar ndaj publikimit të fotos së rreme sot në Kuvend, kinse nga dhunimi i femrave shqiptare.
Berisha thotë se mashtrimi i Kadri Veselit me këtë fotografi të dhunës seksuale është më e rëndë se sa akuzat e Dick Martit.
Ajo shkruan më tutje se Veseli tregon se PDK-ja ka degraduar deri në atë shkallë që plagjiat edhe përdhunimin seksual të luftës.
Postimi i plotë:
Huazimi i 'dhunës seksuale'.
Kjo që ka mashtruar Kadri Veseli me fotografinë e dhunës seksuale të luftës është edhe më e rëndë se akuzat e Dick Martyt për trafikim me organe.
Sepse, tregon pafuqinë e madhe të Kosovës dhe 'mungesën e fakteve të krimeve serbe', dhe tregon se ky as spiun më nuk është, se PDK ka degraduar deri në atë shkallë sa e bën plagjiat edhe përdhunimin seksual të luftës, e huazon dhunën seksuale në Irak, duke i pasur 20 mijë raste të vërteta të dhunës në Kosovë.
Plus e marrin foton e tmerrshme nga Iraku, për t'i paraqitur 'ushtarët amerikan' si përdhunues të grave irakiane.
Ndihmë më e madhe Serbisë se kjo nuk ka.
Ju i treguat botës se 'as fakte nuk keni'.
Dhe i treguat Serbisë se po e nisni Tribunalin kundër tyre me 'ushtarët amerikan' si dhunues, në fakt po e nisni Tribunalin irakian kundër amerikanëve.
Si duket, Ju jeni vet Sebia.