“Sot shumë qartë u pa se PDK-ja i shërben Serbisë në Kosovë”

Aktuale

“Sot shumë qartë u pa se PDK-ja i shërben Serbisë në Kosovë”

Nga: N.Sh Më: 16 maj 2019 Në ora: 21:26
Flora Brovina

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, përmes një postimi në facebook, thekson se, Flora Brovinën e kanë shfrytëzuar me ose pa vullnet.

Sipas tij, po i shërbejnë Serbisë për ta degraduar reputacionin e Republikës së Kosovës në nivel ndërkombëtarë.

Ai shton se, sot u pa shumë qartë se PDK-ja i shërben Serbisë në Kosovë.

“E shfrytëzojnë me ose pa vullnet Flora Brovinën. Me kaq pasion i shërbejnë Serbisë për ta degraduar reputacionin Republikës së Kosovës në nivel ndërkombëtarë, duke na tallur luftën, civilët e vrarë, gratë e dhunuara dhe të pagjeturit.

Sot shumë qartë u pa se PDK-ja i shërben Serbisë në Kosovë.

Turpi iu mbuloftë!”, shkruan Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat