Reagon edhe Kusari-Lila: Tregon kush humbi sonte

Aktuale

Reagon edhe Kusari-Lila: Tregon kush humbi sonte

Nga: N.Sh Më: 16 maj 2019 Në ora: 22:51
Mimoza Kusari

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas dyshimeve se fotografia e publikuar sot nga deputetja Flora Brovina, nuk është në Kosovë.

Ajo ka thënë se për këtë, sonte humbëse është e tërë Kosova.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kusari-Lila ka thënë se me këtë që ndodhi sot, viktimat janë dhunuar edhe një herë, në këtë shtet që ka humbur ndjesinë për drejtësi.

“Sonte humbëse është e tërë Kosova. Viktimat u dhunuan edhe një herë, të gjitha me radhë, në shtetin që ka humbur ndjesinë për drejtësinë”, ka shkruar ajo.

Postim i plotë:

Sonte humbëse është e tërë Kosova 

Viktimat u dhunuan edhe një herë, të gjitha me radhë, në shtetin që ka humbur ndjesinë për drejtësinë.

Sot viktimë me ose pa vetëdije është edhe Deputetja Flora Brovina. Ajo sot tregoi se për kundër bindjeve dhe punës së saj, prapë se prapë mendimi i dikujt në parti e shtyen të bëjë këtë GABIM që do të duhet muaj dhe vite të tëra të ndreqen (nëse mund të ndreqet).

Sot viktimë është e tërë Kosova, se sot Kuvendi synon të bëhet prokurorë dhe gjyqtarë në sistemin ku kemi rend dhe ligj dhe asgjë nuk u bë për 20 vite, por me rezolutë mundohet të fillohet dënimi i krimeve të luftës në Kosovë.

Sot e njejta parti që udhëhoqi dialogun dhe kurrë nuk ju përmendi krimet në dialog atyre që i kryen, ju hodhi në fytyrë pamjet e tmerrshme të dhunimit makabër popullit të Kosovës, thuase ata duhet të vuajnë ende.

Sot nuk u viktimizuan vetëm viktimat edhe një herë, sot viktimë u bë e tërë Kosova duke e kuptuar prapë sa poshtë kemi ra dhe sa i ulët është niveli i komunikimit dhe garës politike në Kosovë.
Sot viktimë është e tërë Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat