Millaku: Duhet të kemi kujdes nga iniciativat e Kadri Veselit

Aktuale

Millaku: Duhet të kemi kujdes nga iniciativat e Kadri Veselit

Nga: Z.B Më: 16 maj 2019 Në ora: 22:48
Drita Millaku, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje

Drita Millaku, deputete e Lëvizjes Vetëvendosjes, ka reaguar për fotot e publikuara sot nga deputetja nga radhët e PDK-së, Flora Brovina, ajo ka thënë se PDK ka qenë dhe është e gatshme që të shpifë e manipulon, ko u vërtetu edhe sot, përcjell Bota sot”.

Millaku këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se duke i parë për së afërmi zhvillimet e sotme në parlament që ishin shumë trishtuese , duhet të kemi kujdes nga iniciativat e Kadri Veselit.

Ndryshe, sot deputetja e PDK’së në seancën e thirrur nga shefi i saj, Kadri Veseli, publikoi një fotografi të një vajze që po dhunohej nga disa ushtarë. Tha se vajza është shqiptare nga Kosova, ndërsa ishte dhunuar nga forcat serbe.

Postimi i plotë:

PDK ka qenë dhe është e gatshme që të shpifë e manipulon, kjo u vërtetua edhe sot. Duke i parë për së afërmi zhvillimet e sotme në parlament që ishin shumë trishtuese, duhet të kemi kujdes nga iniciativat e Kadri Veselit.
Populli thotë: një punë që fillon me sherr, përfundon me sherr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat