Fisnik Ismaili befason me fjalët për Flora Brovinën

Aktuale

Fisnik Ismaili befason me fjalët për Flora Brovinën

Nga: A.ZH Më: 16 maj 2019 Në ora: 23:52
Fisnik Ismaili

Fisnik Ismaili, deputet nga Partia Socialdemokrate, ka reaguar ashpër pas dyshimeve rreth fotografisë së publikuar nga deputetja e PDK-së Flora Brovina, e cila pretendonte se ishin pamje të një përdhunimi nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Ismaili në një postim në Facebook, ka thënë se dikush ia ka dhënë këtë foto Brovinës, duke ia keqpërdorur moshën dhe naivitetin, me qëllimin, për ta kthyer shtetin tonë edhe disa vjet prapa, përcjell Bota sot.

“S'meritojmë ma mirë, pa u çue vetë me e bë mirë”, ka thënë deputeti i PSD-së.

Reagimi i plotë i Ismailit:

Dikush ia ka dhanë atë foto pikërisht Florës, duke ia keqpërdorë moshën, matufërinë edhe naivitetin, për qëllime që e kthejnë këtë shtet edhe një herë disa vjet prapa.

Edhe sa vjet kemi me e çue këtë trohë prej shteti zhag, o njerëz? As 2 milion gjin, sa një mahallë e Londrës, që s'jemi në gjendje dy hapa me i ba, pa marrë n'thu, pa shkelë n'mut, pa na pështye dikush në ftyrë, e pa e ba bërrllog kah të shkelim. Kjo është edhe metaforë, që e përshkruen shqiptarin, edhe analogji, që e tregon realitetin sa herë dalim në rrugë.

S'meritojmë ma mirë, pa u çue vetë me e ba mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat