Vëllai i Hajdar Beqajt filmohet duke kërkuar aksionet e kompanisë në këmbim të kontratës

Aktuale

Vëllai i Hajdar Beqajt filmohet duke kërkuar aksionet e kompanisë në këmbim të kontratës

Më: 17 maj 2019 Në ora: 00:20
Vëllai i Beqajt diskuton me pronarin e një biznesi nga Gjakova kërkesën që atij ti dorëzohen 33% e aksioneve të një kompanie

Në edicionin e së premtes emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmeton filmime ekskluzive nga takimet ku vëllai i Hajdar Beqajt diskuton me pronarin e një biznesi nga Gjakova kërkesën që atij ti dorëzohen 33% e aksioneve të një kompanie për të garantuar marrjen e një ankandi në Gjakovë.

Hajdar Podrimja rrëfen në emision se vëllai i Hajdar Beqajt i ka kërkuar 33 % të aksioneve të kompanisë për ti hapur rrugë nënshkrimit të një kontrate në komunë. Filmimet nga takimet ku janë diskutuar këto kërkesa do transmetohen të premten në “Drejtësia në Kosovë”.

Pjesë e filmimeve janë edhe momentet kur Hasan Beqaj pretendon se e telefonon të vëllain Hajdar Beqajn dhe diskutojnë për ngjarjen. Në rrëfimin e tij Hajdar Podrimja ka treguar se kërkesa i kishte ardhur pasi PDK ka nisur të udhëheqë me drejtorinë e Shërbimeve Publike në Gjakovë. Kërkesa për ti ndarë aksionet lidhet me ankandin për riciklimin e mbeturinave në Gjakovë një investim që sipas Hajdar Podrimajt kalon shumat e 1 milion eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat