Gashi tregon arysen pse u publikua fotografia nga Brovina

Aktuale

Gashi tregon arysen pse u publikua fotografia nga Brovina

Më: 17 maj 2019 Në ora: 00:41
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka thënë se sido që të jetë epilogu i fotografisë, Flora Brovina sot ka shkaktuar një skandal në Kuvendin e Kosovës.

Gashi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë publikimi i një fotografie të tillë është diçka e gërditshme që nuk do të duhej të ndodhte kurrë.

“Fotografia me atë akt të dhunimit të qartë seksual, nuk duhej të publikohej nga një mendje e shëndoshë e sidomos të bëhej ai veprim në Kuvendin e Kosovës. E vetmja arsye pse kjo foto është publikuar është për përfitime politike, sepse ne e dimë që në Kuvendin e Kosovës nuk mund të pritet drejtësi”, tha ai.

Avokati ka thënë se në Kuvendin e Kosovës nuk mund të fillojë ndjekja penale dhe në rast se kjo fotografi do të ishte autentike dhe do të ishte një nga provat me publikimin e saj e ka humbur peshën e të provuarit në prokurori dhe gjykatë.

Gashi ka thënë se këto fotografi qofshin edhe prova nuk e kanë vendin në Kuvendin e Kosovës apo kuvende komunale, por sipas tij e kanë vendin në zyrën e prokurorit Aleksandër Lumezi.

“Meqenëse prokurorët merren me këto çështje, ne nuk duhet t’i degradojmë dëshmitë e pretenduara për asnjë përfitim politik, sepse përfitime tjera në këtë rast nuk mund të ketë”.

Avokati ka thënë se fotografi të tilla, qofshin edhe prova, nuk i publikojnë as gjykata e Prokuroria e lëre më persona të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat