Limaj udhëton për vizite zyrtare në Gjermani

Aktuale

Limaj udhëton për vizite zyrtare në Gjermani

Më: 17 maj 2019 Në ora: 09:20
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, kryetari i Nismes ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Gjermani.

Mësohet se Limaj gjatë ditës se nesërme do të zhvilloj disa takime të rëndësishme në Parlamentin gjerman si dhe në zyrën e kancelarisë gjermane dhe në Ministrinë e Jashtme.

Vizita e Limajt në Gjermani është konfirmuar edhe nga zyra e këtij të fundit, por pa dhënë shumë detaje.

Kjo vizitë e Limaj po ndodhë vetëm disa ditë pas mbajtjes se samitit të Berlinit të organizuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat