Limaj në Berlin takon Johann Wadephul, diskutojnë për samitin e Parisit

Aktuale

Limaj në Berlin takon Johann Wadephul, diskutojnë për samitin e Parisit

Më: 17 maj 2019 Në ora: 09:37
Fatmir Limaj

(E plotësuar) - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, gjatë një vizite zyrtare në Gjermani, është takuar me deputetin në Bundestag dhe raportues për Ballkanin Perëndimor, Johann Wadephul, i cili ka thënë se Kosova dhe Serbia të përgatiten mirë për konferencën e Paris dhe të jenë në gjendje të arrijnë kompromis.

Wadephul i cili është edhe nënkryetar i fraksionit CDU-CSU, në një konferencë për media, ka thënë se kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, por gjithashtu edhe lidhur me gjendjen në Kosovë dhe procesin e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilat Gjermania është shumë e interesuar të ndihmojë.

Wadephul: Të dy palët të jenë në gjendje të arrijnë kompromis

“Për ne është shumë e rëndësishme që pas konferencës që patëm këtu në Berlin, ideja e shkëmbimit të territoreve apo e korrigjimit të kufijve është lënë anash. Kjo mund të jetë zgjedhje për Kosovën, Serbinë por mund të shkaktojë më shumë probleme sesa që mund të prodhojë efekte pozitive në zgjedhjen e problemeve mes këtyre dy shteteve. Kështu që këshilla jonë për të dy palët do të jetë të përqendrohen në procesin e kompensimit dhe në përgatitjen e konferencës në Paris më 1 dhe 2 korrik të këtij viti. E presim me padurim këtë fazë me shpresën se do të mund të shohim rezultatet e tyre konkrete dhe me mirësjellje kërkojmë nga të dy palët të përgatiten mirë dhe të jenë në gjendje të arrijnë kompromis....Të dy shtetet, Serbia dhe Kosova janë në rrugën e tyre drejt Evropës dhe ajo që Gjermania mund të bëjë dhe do të bëjë është, natyrisht, çështja e liberalizimit të vizave e cila është e rëndësishme për Kosovën. Shpresojmë të gjejmë zgjidhje në kohë të parashikueshme në këtë çështje”, ka thënë ai.

Kurse, Fatmir Limaj pas takimit tha se kanë diskutuar për përgatitjen e takimit të Parisit, dialogun me Serbinë, taksën dhe liberalizimin e vizave.

Limaj: Besoj që takimi i Parisit do të përgatitet edhe më mirë

“E sigurova në emër të Qeverisë së Kosovës jemi të përkushtuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për ta përmbyllur këtë çështje, ne duam që vendi ynë dhe investimi ynë i përbashkët për 20 vite në një shoqëri multi-etnike me asnjë gjë të mos cenohet, ne duam ta konsolidojmë shtetin tonë dhe duam si vendet tjera të rajonit të rrugëtojmë drejt qëllimit të përbashkët për integrime evropiane.  Për ne, Samiti i Berlinit e kemi pasur një mundësi për zhbllokim dhe heqjen nga tavolinat të ideve që nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit dhe besoj që takimi i Parisit do të përgatitet edhe më mirë, angazhimi i Gjermanisë për ne është shumë i rëndësishëm dhe na jep siguri dhe ngrit seriozitetin ”, tha ai.

Limaj foli edhe për liberalizimin e vizave.

Limaj: Presim që shumë shpejt të ndodh liberalizimi i vizave

“Angazhimi i Gjermanisë në liberalizimin e vizave është krucial për Kosovën. Miqtë tanë këtu e dinë se sa është i rëndësishëm liberalizimi i vizave për Kosovën dhe ne presim që shumë shpejt kjo çështje të merr fund dhe qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, aty ku e kanë vendin drejt perëndimit “, ka thënë ai.

Limaj gjatë ditës së sotme do të zhvillojë takime të rëndësishme në Bundestagun gjerman, në Zyrën e Kancelares Merkel, si dhe në Ministrinë e Jashtme.

Kjo vizitë e Limajt po ndodhë vetëm disa ditë pas mbajtjes se samitit të Berlinit të organizuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

***

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj po qëndron në Gjermani, ku këtë mëngjes është takuar me Johann Wadephul deputet në Bundestag, nënkryetar i fraksionit CDU-CSU si dhe raportues për Ballkanin Perendimor.

Në një konnferencë të përbashkët pas takimit, Limaj ka shprehur kënaqësinë e tij që sot takoi Wadephul, me të cilin ka diskutuar tema të ndryshme.

“Kemi biseduar për tema të ndryshme, për Samitin e Berlinit, përgatitjet për Paris, tema të rëndësishme për Kosovën si liberalizimi i vizave, çështja e taksës, dialogu me Serbinë dhe shqetësimet tjera të ngritura. E sigurova edhe një herë në emër të Qeverisë së Kosovës se ne jemi të përkushtuar në dialogun me Serbinë për ta përmbyllur një herë e mirë këtë çështje, ne duam që vendi ynë dhe investimi ynë i përbashkët për 20 vite në një shoqëri multietnike, me principe qytetare të mos cenohet, duam ta konsolidojmë shtetin tonë, sikur vendet tjera të rajonit të rrugëtojmë drejt vizionit të përbashkët në integrimet evropiane”, ka theksuar Limaj.

Ai ka potencuar se Kosova në samitin e Berlinit e ka pasur mundësinë për zbllokim dhe heqjen nga tavolina të ideve që nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit.

“Besoj që takimi i Parisit do të përgatitet edhe më mirë, angazhimi i Gjermanisë në këtë rast për ne është shumë i rëndësishëm, na jep siguri dhe ngrit seriozitetin e zgjidhjes sa më shpejt të këtij problemi. Kemi pasur bisedë jashtëzakonisht të frytshme dhe besoj se angazhimi ii Gjermanisë në liberalizimin e vizave është krucial për Kosovën, miqtë tanë këtu e dinë se sa është e rëndësishme për Kosovën liberalizimi i vizave, presim që kjo çështje shumë shpejt të marr fund dhe qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm aty ku e kanë vendin, drejt perëndimit”, ka përfunduar Limaj.

Ndërkaq Wadephul ka potencuar se marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë duhet të shkojnë në një perspektivë më pozitive dhe se duhet të vazhdoj dialogu tutje.

Ai tha se ideja e korrigjimit të kufijve ka kosto të lartë dhe mund të shkaktoj efekte negative. Ideja jonë që është që të koncentrohemi tani në takimin e ardhshëm në Paris.

Ai po ashtu foli edhe për vizat duke thënë se “ne e dimë që sa ka rëndësi kjo për Kosovën dhe se Gjermania do të bëj çfarë të mundet në këtë drejtim”

“Shpresoj që të dyja palët të përparojnë dhe të jenë të gatshme për kompromis” shtoi në fund deputeti gjerman. 

***

Fatmir Limaj në konferencë me Johann Wadephul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat