Kërkohen më shumë të drejta për komunitetin LGBTI

Aktuale

Kërkohen më shumë të drejta për komunitetin LGBTI

Më: 17 maj 2019 Në ora: 10:01
Philip Kosnet

(E plotësuar) - Me rastin e ditës ndërkombëtare kundër Homofobisë, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnet ka shprehur përkrahjen e tij karshi komunitetit LGBTI duke thënë se respektimi i të drejtave të tyre është një hap shumë i rëndësishëm për Kosovën.

Përkundër sfidave, diplomati amerikan tha se ka sinjale për hapje më të madhe të pranimit në shoqëri për këtë komunitet në Kosovë.

Duke përmendur përpjekjet për barazi, ambasadori Kosnet rrëfeu sfidat që janë duke kaluar ky komunitet në gjithë botën. Kurse sa i përket shoqërisë kosovare, ai tha se përkundër Kushtetutës që iu ofron mbrojtje, komuniteti LGBTI ende lufton për të drejtat e tyre.

Diplomati amerikan këto komente i bëri gjatë një konference të organizuar sot për t’i kushtuar të drejtave të  barabarta dhe Kushtetuese personave LGBTI.

Kosnett: Sukseset e fundit kanë treguar një hapje më të madhe të LGBTI në Kosovë

“ Anë e mbanë botës përpjekjet për barazi vazhdojnë, njerëzit nga komuniteti LGBTI parandalohen nga ushtrimi i të drejtave themelore të njeriut. Dhe ata përballen me dhunë ngacmim, përjashtim dhe kanosje nga bashkëqytetarët e tyre, nga përfaqësuesit e Qeverisë dhe nga vet anëtarët e familjeve të tyre. Në Kosovë përkundër një Kushtetute që ofron mbrojtje për gjithë qytetarët, komuniteti LGBTI ende lufton për t’i vendosur të drejtat e tyre dhe për fituar pranim më të gjerë. Kjo përpjekje duket që po shpaguhet sepse sukseset e fundit kanë treguar dhe sinjalizuar hapje më të madhe të komunitetit LGBTI të Kosovës”, tha Kosnett.

Se duhet angazhim më i madh për të luftuar pabarazinë e tha dhe Blert Morina nga organizata “CEL”.

Sipas tij, në Kosovë duhet të punohet më shumë, pasi ligjet nuk janë vetëm të mjaftueshme në letër, por duhet  të zbatohen dhe praktikisht.

Morina: Ligjet nuk janë të mjaftueshme vetëm në letër

“Ligjet nuk janë të mjaftueshme vetëm në letër. Ligjet janë të mira në momentin e parë kur gjenden me lehtësi në praktik dhe duhet të kenë vetëm një qëllim, mbrojtjen dhe respektimin e çdo individi që është pjesë përbërëse e kësaj shoqërie”,  tha Morina.

Dita ndërkombëtare për komunitetin LGBTI shënohet që nga viti 2005 në më shumë se 120 vende të botës, dhe Kosova renditet në njërën nga këto vende. 

***

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnet ka marr pjesë në konferencën kushtuar të drejtave të barabarta dhe kushtetuese për personat LGBTI. Me këtë rast, ai ka shprehur përkrahjen e tij karshi këtij komuniteti duke thënë se ende ka punë për t’i garantuar të drejtat e tyre dhe t’i pranuar më hapur në shoqëri.

“Bashkojmë zërin tonë për thirrje dhe dinjitet për barazi për gjithë personat pa marrë parasysh identitetin e tyre gjinorë. Anë e mbanë botës njerëzit e LGTB parandalohen për t’i ushtruar të drejtat e tyre të njeriut. Në Kosovë përkundër një Kushtetute, komuniteti ende lufton për një pranim më të gjerë në shoqëri”, tha ai.

Kurse nga organizata Cel, Blerti Morina tha se dita kundër Homofobisë është shumë e rëndësishme për t’i paraqitur dhe njohur.

“Ligjet nuk janë të mjaftueshme vetëm në letër, por duhet të jenë dhe në praktikë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat