Flora Brovina e merr përsipër fajin – pranon se nuk e verifikoi mirë fotografinë

Aktuale

Flora Brovina e merr përsipër fajin – pranon se nuk e verifikoi mirë fotografinë

Më: 17 maj 2019 Në ora: 11:17

(E plotësuar) - Flora Brovina si duket ka vendosur ta sakrifikojë vetën duke mos treguar se kush e mashtroi. Ajo thotë që fotografinë nuk e ka verifikuar në momentet e fundit ndërsa ka kërkuar falje.

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, pasi është intervistuar nga prokurorët special ka dalur para gazetarëve. Në një paraqitje tejet të shqetësuar, Brovina, e zhgënjyer tha se nuk e ka besu asnjëherë që dëshmia që e publikoi dje mund të mos jetë i saktë.

“Nuk kam besu që ky dokument mund të jetë i saktë, saktësinë e tij do ta vërtetojnë organet e shtetit”, tha Brovina.

“Nuk e kam shkel privatësinë e askujt, nuk kam folur me emra të përveçëm për askënd”, tha ajo.

E pranoi se fotografinë nuk e ka verifikuar, para se të dilte me deklarata bombastike në publik.

“Me vjen shumë keq edhe njëherë ju kërkoj falje të gjithëve, ndoshta nuk e kam verifiku fotografinë në momentin e fundit”, tha Brovina.

Ngjarja ka ndodh diku në Dukagjin, kështu më kan thënë, tha ajo duke insistuar që të mos i bëhen më shumë pyetje.

“Mos mi boni ka 100 pyetje”, u tha ajo gazetarëve.

Flora Brovina flet për media

Pas më shumë se dy orëve, ka përfunduar intervistimi i deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina në Policinë e Kosovë.

Ajo aktualisht po flet për media.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e ka ftuar në intervistim deputeten e Partisë Demokratike te Kosovës, Flora Brovina.

Intervistimi i saj ka filluar rreth orës 11:00.

Ndryshe, ajo është marrë në pyetje nga policia në lidhje me fotografinë e publikuar dje, që sipas Brovinës dëshmon dhunimin e një gruaje, nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë, fotografi kjo e cila është kontestuar më pastaj.

***

-Intervistimi i deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës pas gati tri ore tashmë ka përfunduar.

Mirëpo, pas daljes nga stacioni policor ku u intervistua, ajo nuk ka pranuar të flasë për media duke u larguar me veturë.

Intervistimi i saj nisi në ora 11:00 në lidhje me fotografinë e publikuar dje që sipas saj dëshmon dhunimin e një gruaje nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.

Mirëpo, më vonë u gjet se ajo fotografi është shkëputur nga disa video pornografike.

Image
Image
Image

 Prokuroria Speciale konfirmon se Flora Brovina u intervistua për fotografinë që shpalosi dje

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, është marrë në pyetje sot nga prokurorët special për fotografitë që i shpalosi dje në Kuvendin e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu, i cili tha se shumë shpejt do të dalin me një komunikatë për media.

Ajo çka mund të them tani është së shpejti do të lëshojmë një njoftim për media”, tha Lutfiu.

Ai nuk konkretizoi nëse ka përfunduar intervistimi i saj, por rreth kësaj do të dalin me një komunikatë për media.

Dje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në një seancë ku po flitej për krijimin e një Tribunali ndërkombëtar për gjykimin e krimeve serbe, deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka publikuar një fotografi ku shihet një skenë dhunimi, e për të cilën deputetja thoshte që është një ngjarje e luftës së fundit në Kosovë.

Sipas saj, në fotografi ishin disa ushtarë serbë të cilët po dhunon një grua shqiptare të Kosovës në sytë e familjarëve të saj.

Por gjithçka u shndërrua në skandal, kur u gjet se fotografia e prezantuar nga Brovina u gjet edhe në disa sajte të pornografisë.

E tashmë me këtë çështje po merren edhe autoritetet e sigurisë, me qëllim të vërtetimit dhe gjetjes së burimit se nga e ka marrë Brovina një fotografi të tillë.

PDK-ja është distancuar për veprën e Brovinës, duke thënë se është një veprim individual i saj.

Flora Brovina po intervistohet nga policia

Intervistimi i deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina po vazhdon ende në Stacionin e Policisë në Prishtinë.

Intervistimi ka ndodhur në orën 11:00 dhe po vazhdon edhe pas orës 13:00.

Ajo po merret në pyetje nga policia në lidhje me fotografinë e publikuar dje që sipas saj dëshmon dhunimin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.

***

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina e cila publikoi të enjten një fotografi me pretendimin se ishte dëshmi e dhunimeve që kishin kryer serbët gjatë luftës në Kosovë është duke dhënë deklaratë në stacionin e Policisë së Kosovës, në Prishtinë.

***

Pak momente më parë, deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka arritur në ndërtesën e Prokurorisë Speciale.

Ajo do të intervistohet për publikimin e fotografisë nga ana e saj ku pretendon se tre ushtarë serbë janë duke dhunuar seksualisht një grua shqiptare së djeshme nga ana e saj.

Deputetja Brovina mbrëmë ka këmbëngulur në vërtetësinë e kësaj fotografie megjithë raportimet se ajo është nxjerr nga faqet të filmave pornografik nga Irani.

Atë po e intervistojnë një prokuror dhe një hetues policor.

***

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, që tronditi opinionin me një fotografi ku pretendohej që dukeshin ushtarë serbë teksa dhunonin një grua shqiptare, do të japë deklaratë në Polici.

Ajo i është shamngur hyrjes kryesore të policisë, për të mos u filmuar nga kamerat. Ndërsa në ambientet e Policisë së Kosovës ndodhet edhe prokurorja speciale Drita Hajdari.

***

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina pas pak do të shkojë në polici për të dhënë dëshmi lidhur me rastin e djeshëm të publikimit të një fotografie ku pretendohej sipas saj se tre ushtarë serbë po dhunonin një grua shqiptare.

Media merr vesh se Brovina është e ftuar për këtë rast që jap dëshminë e saj mbi vërtetësinë e fotografisë.

Dje përndryshe ka qenë Prokuroria Speciale që ka njoftuar se do ta ftojë Brovinën për të dhënë informacione për viktimën të cilën ajo pretendon se e njeh dhe se është gjallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat