Prapaskenat e skandalit të fotografisë pornografike, ja çfarë duhet të bëjnë institucionet e sigurisë

Aktuale

Prapaskenat e skandalit të fotografisë pornografike, ja çfarë duhet të bëjnë institucionet e sigurisë

Më: 17 maj 2019 Në ora: 11:19
Flora Brovina

Shërbimet sekrete punojnë kohë të gjatë për të goditur në momentin e duhur dhe ato shpenzojnë miliona euro qoftë edhe për një goditje të vetme.

I tillë po shihet nga ekspertët e sigurisë edhe rasti i publikimit të fotografisë së djeshme nga deputetja Flora Brovina, e cila rezultoi të jetë nxjerr nga një uebsajt pornografik.

Deputetja Flora Brovina ishte viktimë, e cila mund të jetë piketuar si lehtësisht e manipulueshme për shkak të ndjeshmërisë së saj me rastet e tilla, si një prej deputeteve më të përvuajtura dhe më të ndjeshme në raport me këto krime.

Përmes kësaj lajthitjeje u godit një kauzë shumë e rëndësishme qysh në hapin e parë, në ditën e miratimit të rezolutës kundër krimeve serbe, duke u përdorur qëllimshëm si instrument një medium i caktuar.

“AKI-ja së bashku me Prokurorinë e Shtetit urgjentisht duhet t’i ndërmarrin disa hapa për zbardhjen e rastit që vuri në lajthitje deputeten e PDK-së, Flora Brovina. Hapi i pari që do duhej ta ndërmarrë AKI-ja është intervistimi i deputetes Brovina dhe marrja e adresës së personit, i cili ia ka dërguar atë fotografi asaj”, thotë për IndeksOnline një burim brenda institucioneve të sigurisë.

Në momentin e identifikimit të dërguesit të kësaj fotografie tek deputetja Brovina, sipas këtij eksperti të sigurisë, do të fillonte edhe zbardhja e komplet paraskenës së këtij rasti, duke ndjekur pistat deri në kompletimin e fotografisë së plotë, e cila është ndërtuar në mënyrë të sofistikuar pikërisht në ditën që do miratohej rezoluta kundër krimeve serbe nga akterë jashtë shtetit të Kosovës, por me instrumente nga brenda vendit.

“AKI-ja do duhej ta hetonte në detaje edhe dërguesin e linkut të sajtit pornografik tek media që është vendosur të përdorej, që tashmë përflitet se ka ardhur nga përdorues të telefonisë së shtetit shqiptar. Do duhej të hetohej dhe analizohej edhe ndërlidhja ndërmjet dërguesit të fotografisë tek deputetja Brovina dhe dërguesit të linkut të atij sajti pornografik”, ka thënë ai.

Në këtë mënyrë, sipas tij, do të zbardhej një skemë shumë më e sofistikuar e operimit të shërbimeve armiqësore të huaja në Kosovë dhe Shqipëri.

Po ashtu, ai thotë se AKI-ja urgjentisht duhet të kërkoj ndihmën e Shërbimit Informativ të Shqipërisë për identifikimin e përdoruesit të atij telefoni që e ka dërguar linkun pornografik në mediat kosovare, sepse në këtë mënyrë do të zbulohej edhe celula e këtij shërbimi armiqësor me bazë në Shqipëri.

Në kuadër të këtij plani të mirëmenduar, sipas këtij eksperti të sigurisë, shihet se qëllimi ishte që paraprakisht të vendosen në lajthitje edhe mediume të pavarura dhe profesionale në Kosovë, duke nxitur spekulimet në mungesë të informacioneve të sakta.

“Ky do të ishte një rast i jashtëzakonshëm për Prokurorinë e Shtetit që të ndërmarrë edhe një valë bastisjesh dhe arrestimesh të celulave të shërbimeve me agjenda armiqësore që operojnë në Kosovë”, ka thënë ai.

Kjo vjen si vazhdim i fushatës së Serbisë për mohimin e krimeve serbe në Kosovë dhe seancës dëgjimore të mbajtur në Kongresin Amerikan, ku u prezantuan dëshmi të krimeve serbe në Kosovë dhe dëshmitare ishte edhe viktima e dhunës seksuale Vasfije Krasniqi-Goodman.

Raporte të shumta ndërkombëtare tërheqin vazhdimisht vëmendjen te prezenca e madhe e shërbimit rus në Ballkanin Perëndimor, ndërsa tash pas dështimit të shtrirjes së ndikimit të tyre në Mal të Zi dhe në Maqedoninë Veriore, ku dihet se Mali i Zi tashmë është anëtar i NATO-s dhe Maqedonia Veriore është duke u anëtarësuar, atëherë nënkuptohet se sferë e vetme ku shërbimi rus do të provojë të thyejë zgjerimin e aleancës perëndimore në Ballkan është Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat