Flora Brovina i shmanget mediave, futet “fshehurazi” në Polici

Aktuale

Flora Brovina i shmanget mediave, futet “fshehurazi” në Polici

Më: 17 maj 2019 Në ora: 11:36
Flora Brovina i shmanget mediave, futet “fshehurazi” në Polici

Deputetja e Kosovës, Flora Brovina, e cila tronditi opinionin me një fotografi ku pretendohej që dukeshin ushtarë serbë teksa dhunonin një grua shqiptare, do të japë deklaratë në Polici pas raportimeve se fotografia ishte e rreme.

Mirëpo, ndonëse kur publikoi fotografinë doli para të gjithë gazetarëve, tani deputetja po u shmanget atyre duke u futur “fshehurazi” në stacionin policor Qendra.

Reporteri.net mëson se ajo është futur nga hymja e prapme, duke shmangur kështu të gjitha mediat që kishin shkuar për ta përcjellur momentin kur ajo do të futej në Polici për të dhënë deklaratë.

Gazetarët janë para derës së zyrave të Policisë së Kosovës, por Flora Brovina nuk duket askund, ani pse është raportuar që do të flas para mediave pas deklaratës.

Ndërkohë, dje gjatë ditës Prokuroria Speciale nisi hetimet lidhur me rastin e pretenduar nga Brovina.

Sidoqoftë, pas raportimeve se fotografia është e rreme, analistë, gazetarë e politikanë kanë reaguar ashpër, duke drejtuar gishtin nga Flora Brovina.

Nuk ka mbetur pa reaguar as Vasfije Krasniqi, e cila është gruaja e parë që publikisht doli dhe foli për përdhunimin e saj nga ushtarët serbë.

Ndryshe, edhe pas raportimeve se fotografia është e rreme, Flora Brovina ka insistuar për rastin në fjalë, duke thënë se gruaja jeton akoma dhe për këtë ka dëshmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat