Haradinaj nga Jabllanica: Në Kosovë nuk do të ketë ‘Dodik Republikë’ - Bota Sot
Haradinaj nga Jabllanica: Në Kosovë nuk do të ketë ‘Dodik Republikë’

Aktuale

Haradinaj nga Jabllanica: Në Kosovë nuk do të ketë ‘Dodik Republikë’

Më: 17 maj 2019 Në ora: 12:07
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga shumë familjarë e deputet e pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë homazhe në kompleksin memorial të Shqiponjës, ish Jabllanicës me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të saj.

Duke e konsideruar si një mit dhe simbol që nuk lejoi të kalojë armiku, nga Shqiponja Haradinaj tha se Kosova është e sigurt pasi si të tillë e ka njohur edhe e drejta e botës.

 Ai nga ish Jabllanica çoi porosi edhe njëherë që kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm dhe brenda Kosovës nuk mund të vendoset një ‘Dodik Republikë.

"Kosova ka territor unik dhe kufijtë janë të paprekshëm ne  këta kufij. Po ashtu Kosova është e rregulluar me Kushtetutën e vet dhe nuk mundet brenda Kosovës me u vendos një monstrum ‘një Dodik’. E  di që kemi mendime të ndryshme dhe e asaj që them unë dhe çdo kujt tjetër është çështje tjetër por disa fjalë kur i themi nëse dikush mendon me vendos ‘Dodik Republikë’ paska vendos me prish Ballkanin", tha ai.

Në këtë manifestim ishte edhe kryetari i Gjakovës,Ardian Gjinii cili dha lajmin se shpejt do nisiinvestimin në këtë kompleks memorial vlera e të cilit është mbi 300 mijë euro.

 Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se Jabllanica e atëhershme dhe Shqiponja e tanishme është embrion i luftës së UÇK-së.

Sipas tij organizata e veteranëve të luftës punon që të kujtohet gjithmonë e kaluara e lavdishme.

Në Jabllanicë kanë  rënë 38 dëshmorë dhe 4 martirë në pranverën e vitit 1999.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...