Ashtu siç pritej, mediat serbe reagojnë ashpër për skandalin me fotografinë – ja çka thonë

Aktuale

Ashtu siç pritej, mediat serbe reagojnë ashpër për skandalin me fotografinë – ja çka thonë

Më: 17 maj 2019 Në ora: 13:07
Flora Brovina

Prezantimi i djeshëm i fotografive nga Flora Brovina, e cila pretendonte se aty figurojnë serbët duke dhunuar një grua shqiptare gjatë luftës në Kosovë, ka nxitur reagimin e mediave serbe.

Në një artikull të publikuar së fundi nga B92, shkruan se ”Prishtina po përdorë pornografi të Irakut për të akuzuar ende serbët për përdhunim”.

Ky reagim i tyre erdhi pasi origjinaliteti i tyre u kontestua më pas kur u nxorën në pah imazhet e prezantuara nga Flora Brovina për të cilat thuhet janë të shkrepura në Irak.

Më tej mediumi serb ka shtjelluar edhe gjithë zhvillimin e djeshëm të ndodhur kur fotografia u shfaq papritur të enjten në Kuvendin e Kosovës pas publikimit të bërë nga Flora Brovina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat