Haxhiu: Luftimi i korrupsionit është zero

Aktuale

Haxhiu: Luftimi i korrupsionit është zero

Më: 17 maj 2019 Në ora: 13:37
Pamje nga takimi

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një tryezë për të diskutuar mbi korrupsionin e profilit të lartë me deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Me këtë rast, u tha se luftimi i korrupsionit të profilit të lartë është zero për shkak të mos efikasitetit të prokurorisë dhe mungesës së vullnetit politik.

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu u shpreh se përkundër gjitha skandaleve të korrupsionit që po ndodhin në Kosovë, prokuroria e shtetit është duke heshtur.

 “Njëra ndër arsyet kryesore që krimi dhe korrupsioni është në nivel të lartë është mungesa e vullnetit politik, pakoja ligjore, kapja e sistemit të drejtësisë dhe së fundi Kosova ka nevojë për veting”, tha deputetja Haxhiu.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Betim Musliu tha se lufta kundër korrupsionit është një betejë që nuk fituar deri më tani nga shteti i Kosovës.

“Deri më tash nuk kemi asnjë profil të lartë që është dënuar qoftë dhe një ditë për korrupsion të profilit të lartë. Kryeprokurori i shtetit si argat i politikës ka ndërtuar një sistem që nuk mund të luftojë korrupsionin e profilit të lartë”, tha ai.

 Kurse Berat Thaçi nga Instituti GAP foli në aspektin ekonomik, ku tha se Kosova shpenzon dukshëm më pak për kokë banori sa i përket sundimit të ligjit se sa shtetet e rajonit dhe kjo tregon se sundimin e ligjit nuk e ka prioritet.

“Mungesa e të vënit prioritet sundimin e ligjit është në mos harmoni me kërkesat e BE-së”, u shpreh Thaçi.

 Nga Instituti Epik, Taulant Kryeziu u shpreh se sundimi ligji është shumë i rëndësishëm për liberalizimin e vizave.

“Sistemi jonë i drejtësisë e ka një problem për qytetarin e thjeshtë është shumë efikas, kurse për nivele më të larta shihet se ka probleme”, tha Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat