Presidenti Thaçi flet për foton e kontestuar të Flora Brovinës

Aktuale

Presidenti Thaçi flet për foton e kontestuar të Flora Brovinës

Më: 17 maj 2019 Në ora: 13:38
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka komentuar shkurt ngjarjet e zhvilluara rreth fotografisë së publikuar dje nga deputetja Flora Brovina.

Ai ka thënë se ”nuk jam AKI për ta ditur se ku është bërë ajo fotografi”, të cilën e shfaqi dje deputetja Flora Brovina por që origjinaliteti i saj më pas u kontestua.

Tutje presidenti Hashim Thaçi deklaroi se dihet që Serbia ka kryer krime në Kosovë ndërsa përmendi me shifra personat e vrarë e gratë e dhunuara, fëmijët e vrarë e shtëpitë e shkatërruara gjatë luftës në Kosovë.

Këto deklarata presidenti Hashim Thaçi i dha sot pas pjesëmarrjes së tij në Akademinë Përkujtimore kushtuar 70 vjetorit të rënies së Heroit Rifat Berisha.

Presidenti Hashim Thaçi refuzoi të përgjigjet nëse do të kërkojë dorëheqjen e deputetës Flora Brovina apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat