Haradinaj: Nuk do lejojmë që në Kosovë të vendoset ‘ Dodik Republikë’

Aktuale

Haradinaj: Nuk do lejojmë që në Kosovë të vendoset ‘ Dodik Republikë’

Më: 17 maj 2019 Në ora: 13:44
Kryeministri Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar deklarat e presidentit Hashim Thaçi, i cili në një intervistë televizive ka thënë se ai është në dijeni që krerë institucionalë, duke aluduar në kryeministrin Haradinaj, kanë marrë vendime jo të mira për Kosovën, në një takim sekret në shtëpinë e Milan Radojçiqit, ku prezentë ishin edhe përfaqësues të institucioneve të Serbisë.

Haradinaj tha se si kryeministër i vendit është dashur të takohet me çdo qytetar të Kosovës.  Ai tha se gjykimet për vendimet e marra nuk mund t'i japin ata por historia.

Haradinaj tutje tha se çështja e ndarjes së Kosovës është mbyllur dhe nuk do lejojnë në Kosovë një ‘Dodik Republikë’.

 Haradinaj: Unë takohem me secilin qytetar të Kosovës

 "Gjithkund marr vendime edhe këtu ku jam sot marr vendime, çdo kund në Kosovë me të gjithë qytetarët e Kosovës jam i hapur të takohem, a janë të mira apo të këqija vendimet, gjykimin nuk mund ta japim njëri prej neve e jep puna, historia por jam shumë i gëzuar që çështja e ndarjes është mbyllur tani e kemi atë që e paralajmërova ‘Dodik Republikën’ nuk do e lejojmë në Kosovë. Njohja Kosovë - Serbi ka me ardhur por jo me ‘Dodik Republikë’”, u  shpreh Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit tha se dështimi i idesë për ndarje të Kosovës nuk nënkupton që vendi ynë do ketë mirëkuptim ndaj ideve për ‘Dodik Republikë’ brenda Kosovës, dhe se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do jetë asgjë më shumë se një OJQ.  Ai iu bëri thirrje të gjithë udhëhqësve vendor e shqiptar që të marrin vendime të mira.

Haradinaj: Përpjekjet për ndarje kanë dështuar

 "Përpjekje për ndarje të Kosovës kanë dështuar por dështimi i tyre nuk do të nënkupton që ne do të jemi mirëkuptues ndaj ideve për ‘Dodik Republikë’  në Kosovë, pra jemi për integrim të serbëve të Kosovës. Në Kosovë jemi për të drejtat e tyre por jo në ‘Dodik Republikë’. Të gjithë ne e kemi mundësinë me marr vendime të drejta kurrë nuk është vonë, kushdo dhe iu bëj thirrje udhëheqësve tanë të Kosovës, shqiptarvë në  Tiranë e  kudo që jemi që të ecim përpara pa vendime të gabuara”, tha Haradinaj.

 I pari i Qeverisë këto komente i bëri më Shqiponjë teksa mori pjesë në manifestimin përkujtimor për 20 vjetorin e çlirimit të kësaj zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat