Gojkoviq thërret mbledhjen e veçantë të Kuvendit të Serbisë për Kosovën

Aktuale

Gojkoviq thërret mbledhjen e veçantë të Kuvendit të Serbisë për Kosovën

Nga: F.B Më: 17 maj 2019 Në ora: 14:44
Parlamenti serb

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviq ka caktuar mbledhjen e veçantë të Kuvendit të Serbisë për Kosovën me 27 maj, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Kjo është bërë e ditur sot për gazetarët, ndërkohë që njoftohet se do ftohet presidenti I Serbisë të paraqes raportin dhe të marr pjesë në mbledhje. Ndërkohë më herët Vuçiq ka thënë se është I gatshëm të shkoj në Kuvend.

Gojkoviq ka thënë se do ftohet kryeministrja Ana Brnabiç anëtarët e Qeverisë së Serbisë, drejtorin e(të ashtuquajturës) zyrë  për Kosovë marko Gjuriq. " pres që pas raportit të presidentit  do të hapet debate dhe në të do marrin pjesë deputetë e Kuvendit Popullor sepse kjo është temë shumë me rëndësi” ka thënë Maja Gojkoviq.

Më herët për gazetarët Vuçiq ka thënë se është i gatshëm të paraqes analizën dhe raportin e situatës së bisedimeve dhe të debatoj rreth kësaj çështje në Kuvend.

Ai po ashtu ka thënë se Serbia do përgjigjet në provokimet që vijnë nga Prishtina, përmes akteve që do miratohen në Kuvend dhe më pas në qeveri, në mbrojtje të qytetarëve tanë.

Deputeti I Partisë përparimtare Serbe (SNS) Vladimir Gjukanoviç ka vlerësuar se në mbledhjen ku do debatohet për Kosovën duhet të jenë prezent të gjithë përgjegjësit e shtetit.

"Kush do që është përgjegjës dhe mendon për shtetin dhe kush kupton situatën në të cilën ndodhemi, për të thënë në situatën e tmerrshme, duhet të vij, por bëhet fjalë për njerëz pa përgjegjësi të cilët edhe në prag të zgjedhjeve në Mitrovicë kanë premtuar mbështetje për kandidatin shqiptar , kështu që mund të mos vijnë në takim”, tha Gjukanoviç.

Ai mendon se në këtë mënyrë një pjesë e opozitës për të s’di satën herë  do dëshmoj papërgjegjësinë e vetë.

"Shpresoj se të paktën tek disa prej tyre të mbizotëroi arsyeja dhe të jenë prezent. Do të ishte mirë sepse aty ka shumë çka të thuhet, situate është e keq e dramatike. Kur dëgjova presidentin, mendova se jemi në situatë të tmerrshme në prag të konfliktit të armatosur”, tha Gjukanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat