QKUK me parking të ri për 400 vetura

Aktuale

QKUK me parking të ri për 400 vetura

Më: 17 maj 2019 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Qendra Klinike Universitare e Kosovës do ta zgjidhë shumë shpejt çështjen e parkingut për personelin dhe vizitorët e pacientëve, që frekuentojnë ambientet e saj.

Punimet për parkingun e ri, i cili po shtrihet në pjesën jugore të oborrit të QKUK-së, pas Klinikës së Ortopedisë, pritet të përfundojnë brenda pak javësh.

Sipas një njoftimi të QKUK-së, parkingu i ri parashihet të  ketë rreth 400 vendparkingje, tollovitë e krijuara për vite me radhë brenda ambienteve të QKUK-së do të marrin fund.

Si rezultat i menaxhimit efikas, te hyrat nga laurat( hyrjet) në QKUK janë rritur për 400%, duke i dhënë mundësinë për më shumë investime në infrastrukturë, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për pacientët dhe stafin shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat