Prokurorja “zbulon” një gënjeshtër të Flora Brovinës për fotografinë

Aktuale

Prokurorja “zbulon” një gënjeshtër të Flora Brovinës për fotografinë

Më: 17 maj 2019 Në ora: 16:35
Drita Hajdari

(E plotësuar) - Tjetër deklaratë Flora Brovina ka dhënë gjatë ditës së djeshme në media dhe tjetër deklaratë për prokuroren e rastit, Drita Hajdari.

Përderisa gjatë ditës së djeshme ajo thoshte se ka marrë pëlqimin e viktimës për të publikuar fotografinë, ajo në deklaratën e saj për prokuroren ka thënë se as nuk e njeh fare viktimën.

Hajdari ka thënë se sipas Brovinës ajo këtë fotografi e kishte marrë nga një aktiviste nga Gjakova.

“Thotë se nuk i kujtohet emiri i gruas që ia ka dhënë zarfin. Ndërsa foton ja ka dhënë një aktiviste nga Gjakova që do të intervistohet”, ka thënë ajo në konferencë për media.

Prokurorja po ashtu ka thënë se e ka pyetur deputeten e PDK-së për deklarimet e saj në media se kishte marrë pëlqimin e viktimës. Sipas prokurores ajo ka pranuar se ajo nuk qëndron.

“Më ka thënë që jo nuk e din se kush është viktima. Ia kam përkujtuar se dje thoshte që foton e ka publikuar me pëlqimin e viktimës, ajo ka thënë se kjo nuk qëndron”.

“Jo nuk e ka kontaktuar viktimën”, ka deklaruar ajo.

Sipas prokurores Hajdari, Flora Brovina ka pranuar se nuk e din identitetin e viktimës.

“Mua nuk më ka thënë që është takuar me viktimin dhe kur e kap pyetur se a e din identitetin e kësaj gruaje ajo ka thënë se nuk e di”, ka deklaruar ajo në konferencë.

Prokurorja Hajdari: Do ta hetojmë deri në fund rastin e fotografisë

Prokuroria e Prokurorisë Speciale Drita Hajdari ka dal pasdite në një konferencë për media ku ka folur lidhur me zhvillimet që ka ndërmarr ky institucion pas publikimit të një fotografie nga deputetja Flora Brovina e cila pretendonte se është luftës së fundit në Kosovë.

Prokurorja Hajdari e ka intervistuar sot deputeten e PDK-së e cila më vonë publikisht kërkoi falje pasi që sipas saj e kanë mashtruar disa persona duke ia dhënë fotografinë e rrejshme.

Sikurse Brovina edhe prokurorja Hajdari tregoi se deputetja i ka thënë se fotografia është e vitit 2003 dhe se të njëjtën ia kanë dhënë disa aktivistë nga Gjakova.

“Ka deklaruar se i ka besuar fotos dhe e ka publikuar. Ka deklaruar që nuk ka pasur njohuri që ka obligim ta raportojë rastin në prokurori. Ka shprehur një shqetësim me daljen e informatave që kjo foto mund të jetë nga lufta e Irakut dhe nuk ka njohuri të tillë. Intervisimi i zonjës Brovina është vetëm një hap hetimor, na mbeten edhe disa hetime për të dalë në rezultat përfundimtar”, tha Hajdari.

Prokurorja tha se  është herët të vendoset nëse Brovina do ndiqet për deklarim të rremë.

Sipas saj intervistimi i deputetes në cilësinë e dëshmitares  është vetëm një hap andaj është herët për t’u përgjigjur.

“ Një përgjigje mund t’iu jap kur përfundon hetimi. Thotë se nuk i kujtohet emri kush ia ka dorëzuar. Në momentin kur e pranojmë këtë foto ne do ta bëjmë ekspertizën e nevojshme për ta hetuar”, tha Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat