Njohësi i sigurisë: Flora Brovinën mund ta kenë mashtruar armiqtë e Kosovës

Aktuale

Njohësi i sigurisë: Flora Brovinën mund ta kenë mashtruar armiqtë e Kosovës

Më: 17 maj 2019 Në ora: 16:32
Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi në një prononcim ka folur lidhur me skandalin që përfshiu dje gjithë Kosovën, pasi deputetja, Flora Brovina publikoi në Kuvendin e Kosovës imazhe të një gruaje ku shihej duke u dhunuar nga disa ushtarë.

Sipas Brovinës, në atë fotografi ishte një grua kosovare e cila po dhunohej nga kriminelë serbë, teksa I detyronin familjarët që ta shikonin gjithë ngjarjen.

Fotografia po dyshohet të jetë nga një film pornografik i bërë në Irak, ndërsa deputetja Brovina sot për tri orë u intervistua nga Prokuroria Speciale.

Ibishi tha se rruga të cilën e ka zgjedhur deputetja Brovina nuk ka qenë e duhura, pavarësisht vërtetësisë së fotografisë, ajo është ngutur kur e ka prezantuar atë fotografi në Kuvend.

“Zonja Brovina si një humaniste dhe si deputete e Kuvendit të Koosvës nuk është dashur sepse nuk ka qenë vendi aty që ta publikojë një foto mjaft delikate dhe e ndjeshme, ajo megjithëse ka shumë spekulime rreth vërtetësisë së atij imazhi, nga video porno ose i marrë nga një konflikt tjetër. Mirëpo sido që të jetë është për gjykim veprimi i saj që në Kuvend të shpalos diçka që nuk e ka vendin aty, për këtë çështje duhet të merret Policia, Prokuroria edhe në këtë nismë të krijimit të miratimit të rezolutës për çka ish dashtë shumë ma herët institucionet e Republikës së Kosovëse jo pas më shumë se 20 viteve nga krimet macabre në Kosovë, në masa gjenocidi, njëkohësisht edhe dhunimeve që kanë qenë të shumta”, tha Ibishi.

Sipas Ibishit një gjë e tillë ka prishur shumë punë për nismat e marra më herët në lidhje me dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë.

“Kjo vetëm e prish atë nismë që e kanë bërë shumë qendra edhe ish-Presidentja Jahjaga, por edhe të tjerët kanë nisur, realisht është një imazh, apo një grackë e keqe e krejt asaj çka është nis me u ba më herët, që janë munduar ta dokumentojnë krimet serbe në Kosovë”, tha ai.

Duke e njohur të kaluarën e deputetes Brovina dhe duke marrë parasysh faktin se ajo duke shumë e sigurt në atë që thoshte, njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi tha se ajo ka mundësi të jetë mashtruar.

Ibishi nuk e përjashtoi mundësinë që këtë ta kenë bërë persona të cilët kanë tendencë dhe janë armiq të Kosovës.
“Unë mendoj që ka mundur dikush ta mashtroj, se ka tendenca të ndryshme këtu, prej atyre në përmbajtje armiqësore ndaj nesh, por edhe me qëllime të prishta dhe shqetësuese ndaj nesh, e kjo ka mundur të bije pre edhe e asaj, një supozim i vonshëm, duke i ofru se kjo është një fotografi edhe personat janë këta, për persona të caktum, por realisht ajo ka bërë gabim zonja Brovina sepse nëse vec i ka ofru dikush një imazh të tillë është dashur mënjëherë të shkoj në prokurori në polici”, tha Ibishi.

Në pyetjen nëse rasti duhet të hetohet nga AKI-ja, Ibishi tha se AKI-ja është për përmasa tjera dhe se vërtetësia e fotografisë mund të bëhet edhe nga policia dhe prokuroria, pa kaluar në AKI.

“Na po flasim për një të dhunuar, kjo është dashur më herët të iniciohet rasti në AKI, që të dihet nëse ajo ka rënë në një lajthim , për të shkuar rrugës së drejt, për ta bërë rrugën e verifikimi të të dhënave, ajo është një pozitë që ka rënë në lajthim, unë po supozoj që ka rënë në lajthim, është dashur ta verifikoj rastin për të shku rrugës së drejt dhe vërtetësisë së fotografisë dhe atë se kush i aka ofruar dhe mandej nëse është e saktë ajo ka mundur të shfrytëzohet qoftë edhe në këtë formë por jo ashtu ngutshëm, pa i verifiku dhe konstatu realitetin e atij imazhi. Kjo është qështje e policisë dhe prokurorisë, AKI-ja është për përmasa tjera, policia dhe prokuroria mund të përcaktojnë se a mundet eventualisht të ketë edhe hetime tjera”, sqaroi Ibishi.

“Pastaj mund të hapen hetime edhe qështja e vërtetësisë së imazhit edhe rrethanave tjera se nga kush është marrë ajo fotografi dhe do të intervistohen të tjerët, pasi që janë sigurisht, atë fotografi ajo se ka shpik dhe nuk e ka ba vet po dikush ja ka sjellë dhe nëse e kanë mbajtë një kohë të gjatë, ata persona që ia kanë ofru atehrë duhet të intervistohen dhe të dihet e vërteta. Mirëpo mendoj se gjithçka ka shku mbrapshtë, kjo nuk është dashur të dal në Kuvend”, shprehet ai.

Në lidhje me këtë çështje, sot pas intervistës deputetja Flora Brovina tha se do të jetë në dispozicion të autoriteteve deri në vërtetimin e kësaj fotografie.

“Me vjen shumë keq edhe njëherë ju kërkoj falje të gjithëve, ndoshta nuk e kam verifiku fotografinë në momentin e fundit”, tha Brovina.

Ngjarja ka ndodh diku në Dukagjin, kështu më kan thënë, tha ajo duke insistuar që të mos i bëhen më shumë pyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat