Ahmeti: Marria e djeshme veçse do të përsëritet në përmasa më të mëdha

Aktuale

Ahmeti: Marria e djeshme veçse do të përsëritet në përmasa më të mëdha

Nga: Z.B Më: 17 maj 2019 Në ora: 16:50
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se marrin e djeshme veçse do të përsëritet në përmasa më të mëdha, përcjell “Bota sot”.

Ahmeti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se Ka shumë njerëz që kanë punuar në mbledhjen e dëshmive. Ka shumë dëshmitarë. Krejt çka duhet të bëjmë është ta aktivizojmë Prokurorinë Speciale dhe të hapen rastet një nga një, për të gjitha krimet.

“Përndryshe, marria e djeshme veçse do të përsëritet në përmasa më të mëdha. Urdhërdhënësit e publikimit të fotos së djeshme duhet të japin përgjegjësi morale, politike e ligjore”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot deputetja e PDK-së, Flora Brovina, pasi është intervistuar nga prokurorët special ka dalur para gazetarëve. Në një paraqitje tejet të shqetësuar, Brovina, e zhgënjyer tha se nuk e ka besu asnjëherë që dëshmia që e publikoi dje mund të mos jetë i saktë.

Postimi i plotë:

Krejt kjo maskaradë është rezultat i ngutisë së paparë dhe “shfaqjes” për gjoja zbardhjen e gjenocidit serb në Kosovë. 20 vite pasivitet i institucioneve nuk mund të zëvendësohen me dy ditë rezoluta e kërkesa për tribunale.

Ka shumë njerëz që kanë punu ne mbledhjen e dëshmive. Ka shumë dëshmitarë. Krejt çka duhet me ba është ma aktivizu prokurorine speciale dhe me i hap rastet një nga një, për të gjitha krimet. Mund ta ndjekim rastin e Kroacisë.

Përndryshe, marria e djeshme veçse do të përsëritet në përmasa më të mëdha. Urdhërdhënësit e publikimit të fotos së djeshme duhet të japin përgjegjësi morale, politike e ligjore.

Mos fajësoni të tjerët. Mos keqpërdorni kredibilitetin e njerëzve që kanë qenë të persekutuar. Ndaleni këtë shfaqje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat