Kosnett “godet” liderët pas skandalit të Brovinës: Mos i shfrytëzoni viktimat për politikë

Aktuale

Kosnett “godet” liderët pas skandalit të Brovinës: Mos i shfrytëzoni viktimat për politikë

Nga: A.ZH Më: 17 maj 2019 Në ora: 17:10
Edhe amabasadori amerikan në Kosovë Phillip Kosnett

Edhe amabasadori amerikan në Kosovë Phillip Kosnett, ka reaguar pas skandalit të krijuar nga deputetja e PDK-së më fotografinë e publikuar ku aludonte se ishte një femër shqiptare duke u dhunuar nga forcat serbe.

Brovina sot është intervistuar nga Prokuroria në cilësinë e dëshmitares, pasi u zbulua nga mediat, se fotografia e paraqitur nga ajo në Kuvend, i takonte një faqeje pornografike në Irak.

Vet deputetja e PDK-së ka pranuar fajin, duke thënë se nuk e ka besuar asnjëherë që dëshmia që e publikoi dje mund të mos jetë e saktë.

E pas gjithë kësaj, amabasadori Kosonett, ka kërkuar respekt, dinjitet dhe ndjeshmëri ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale, përcjell Bota sot.

Në një reagim në Twitter, ai ka thënë se liderët e Kosovës duhet të ndihmojnë viktimat, e jo t’i shfrytëzojnë ato për përfitime politike.

“Të mbijetuarit e mizorisë, duhet të trajtohen me respekt, dinjitet dhe ndjeshmëri. Liderët e Kosovës duhet të ndihmojnë viktimat, dhe të mos i shfrytëzojnë ata për përfitime politike”, ka shkruar Kosnett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat