Mevlyde Mezini-Saraçi do ta padisë Flora Brovina për shpifje

Aktuale

Mevlyde Mezini-Saraçi do ta padisë Flora Brovina për shpifje

Më: 17 maj 2019 Në ora: 17:47
Ish-deputetja Mevlyde Mezini Sariçi

Ish-deputetja Mevlyde Mezini Sariçi ka thënë se do ta padisë deputeten Flora Brovina.

Brovina sot tha se ish-deputetja Mezini-Saraqi bashkë me një person tjetër ia ka dhënë më 2003 fotografinë që ajo dje e ka shfaqur në Kuvend.

“Unë nuk po i shpalli luftë askujt, vetëm se kërkoj të drejtën time”, ka thënë Mezini-Saraçi para mediave.

“Nuk e pranoj përcjelljen e pafajësisë si fajësi për të dhënë dëshmi për një fotografi që nuk e njoh dhe nuk e kam parë kurrë”.

“Unë besoj në drejtësi dhe e kisha çuar në Prokurori atë fotografo. Unë ju kërkoj falje të gjithë atyre që e kanë përjetuar këtë rast”.

“Detyra ime e parë, emri im është keqpërdorur. Unë nuk e di a e ka bërë me qëllim, por emri është përdorur gabimisht. Unë do të shkoj të jap deklaratë në polici”.

“Patjetër do ta padisë, kjo është shpifje kundër një ish-deputeteje, dhe një gruaje që është marrë gjithë jetën me Kosovën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat