Jeta Xharra, Flora Brovinës: Je kallxu budallicë, e ke dh* punën

Aktuale

Jeta Xharra, Flora Brovinës: Je kallxu budallicë, e ke dh* punën

Nga: A.ZH Më: 17 maj 2019 Në ora: 17:55
Jeta Xharra, Flora Brovina

Edhe gazetarja Jeta Xharra, ka reaguar pas skandalit të deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, me fotografinë e publikuar dje në Kuvendin e Kosovës.

Xharra në një postim në Facebook, ka kërkuar dorëheqjen e Brovinës, duke thënë se ajo ia ka marrë fytyrën Kosovës e jo vetëm PDK-së, përcjell Bota sot.

Sipas saj, dorëheqja e deputetes së PDK-së në bazë morale, është gjëja më e mençur që mund të bëjë ajo.

Xharra ka kërkuar nga prokurorja Drita Hajdari, që të hap rast për raportim të rrejshëm nga Flora Brovina.

Reagimi i plotë i Xharrës:

Ok - s'po du me shujt, se kur gratë po na zbardhin ftyrën shumë po krenohna, zemra mal po më bohët e tash kur po na e merr ftyrën një gru, duhet me fol edhe tash! Duhet me fol edhe kur gratë rrejnë, mashtrojnë edhe e dhijnë punën! Flora Brovina e ki dhi, të lutem jep dorëheqje se na ki marrë ftyrën në krejt botën, jo veç PDK-së tande! Jep dorëheqje në baza morale se vetëm qështu diqysh pshtojmë me ftyrë - s'po më intereson kush të ka shti me qit atë foto, ti ki boll vjet mos me hangër grepin! Sidoqoftë, ke kallxu që je budallicë e sendin ma të mençëm që mundesh me bo tash o me dhanë dorëheqje!

PS. Drita Hajdari, gjasat që jep Flora Brovina dorëheqje janë të vogla. Nëse ti je profesionale, duhesh me i çel asaj rast për raportim të rrejshëm. Raportimi i rrejshëm o vepër penale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat