LDK: Brovina fajin për mos profesionalizmin e saj po e hedhë tek të tjerët, t’i kërkojë falje ish deputetes Saraçi

Aktuale

LDK: Brovina fajin për mos profesionalizmin e saj po e hedhë tek të tjerët, t’i kërkojë falje ish deputetes Saraçi

Më: 17 maj 2019 Në ora: 19:00
Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka reaguar ndaj deputetes Flora Brovina e cila ka deklaruar se fotografia i është dorëzuar nga ish deputetja e LDK-së, Mevlyde Saraçi.

Në reagimin e LDK-së thuhet se është e papranueshme kjo deklaratë e deputetes. Brovina që tenton që fajin për mos profesionalizmin e saj ta hedhë tek të tjerët.
 

LDK ka kërkuar nga deputetja Brovina të kërkojë falje dhe të marrë përgjegjësi për mungesën e profesionalizmit nga ana e saj.

“Sot, deputetja nga radhët e PDK-së, Flora Brovina paska deklaruar se kinse fotografia e publikuar nga vet ajo në Kuvend, dje më 16 maj, i është dorëzuar nga ish deputetja e LDK-së, Mevlyde Saraçi, dikur në vitin 2003.

Është e papranueshme kjo deklaratë e Brovina që tenton që fajin për mos profesionalizmin e saj ta hedhë tek të tjerët. Është e udhës që Brovina të kërkojë falje dhe të marrë përgjegjësi për mungesën e profesionalizmit nga ana e saj. Përgjegjësia profesionale, ligjore, morale dhe etike për dokumentet që prezanton Brovina i takon asaj, vetëm asaj dhe askujt tjetër.

Mirëpresim kërkim-falje nga deputetja Brovina drejtuar Saraçi, LDK-së dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës të cilët i traumatizoi me dokumente të rreme. Një deputete që respekton qytetarët që i kanë besuar votën, sot do të dorëzonte mandatin e saj e jo të tentojë të shfajësojë mos profesionalizmin e saj duke akuzuar të tjerët”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat