Tahiri: Pavarësisht gabimit, Brovina mbetet njëra ndër gratë me të spikatura që iu kundërvu regjimit të Millosheviqit

Aktuale

Tahiri: Pavarësisht gabimit, Brovina mbetet njëra ndër gratë me të spikatura që iu kundërvu regjimit të Millosheviqit

Më: 17 maj 2019 Në ora: 19:25
Abelard Tahiri 

Gabimi i Flora Brovinës është spontan dhe tërësisht njerëzor dhe ky gabim nuk ia zbeh punën e bërë për të demaskuar krimet e Serbisë në Kosovë.

Kështu ka vlerësuar Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri në një status në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, deputetja Brovina është pjesë e pandashme e brezit të njerëzve të veçantë të historisë së Kosovës.

“Flora Brovina ka qenë dhe është një ndër gratë e spikatura të shoqërisë tonë që i ka rezistuar dhe iu ka kundërvënë dhunës sistematike të regjimit serb të Millosheviqit. Pasioni i saj për të demaskuar dhunën shtetërore të Serbisë mbi civilët shqiptarë, mbi gratë, pleqtë dhe fëmijët, i ndjekur edhe nga veprimet e saj në ndihmë familjeve dhe nënave para dhe gjatë kohës së luftës, e ka bërë Florën pjesë të pandashme të brezit të njerëzve të veçantë të historisë sonë më të re”.

Sipas Tahirit, gabimi është njerëzor dhe ky gabim nuk duhet të bëjë që të harrohet puna e aktivistes Flora Brovina.

“Ishte pikërisht ky pasion i saj për t’i kontribuar dëshmisë mbi krimet serbe në Kosovë, nxitja që e shtyu për të publikuar një dëshmi për këto krime, e pavetëdijshme se autenticiteti i kësaj dëshmie nuk qëndron. Pavarësisht këtij gabimi tërësisht njerëzor dhe spontan, nuk mund të harrojmë se Flora Brovina është rrëfimi ynë i përbashkët, i një aktivisteje që ishte halë në sytë e regjimit të Millosheviqit dhe viktimë e tij” ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat