“Qytetarët e Kosovës po bëhen dembela”

Aktuale

“Qytetarët e Kosovës po bëhen dembela”

Nga: Arben Kurteshi Më: 17 maj 2019 Në ora: 19:46
Pejë, Kosovë

"Kosovarët po bëhen dembela“ kështu shkruan sot gazeta zvicërane më me renome NZZ! Përmbledhja e formimit të “Odës Ekonomike“ Zvicër-Kosovë të titullohet se, kosovarët janë dembela, jo që nuk do të investojë as një zvicëran, që ka lexuar këtë artikull në mëngjesin e sotëm, por as vet diaspora, që ka rrënjët në atë vend të „dembelave“. As një diktator, as regjim nuk e ka quajturë popullin e vet dembel. Këtë nuk e ka thënë as ndonjë gazetarë i NZZ, por këto fjalë të shëmtuara „Kosovarët po bëhen dembela“ i ka thënë vet Ministri i Ekonomisë Valdrin Lluka, këtu në Zürich; në intervistën që i paska dhënë NZZ (shiko artikullin më poshtë në NZZ). Arsyeja e Ministrit pse kosovarët bëhen dembela janë remitencat e diasporës kosovare! Remitencat, që e mbajtën dhe po e mbajnë gjallë popullin.

Ta quan rininë e dritur, të mençur e të zellshme kosovare dembel, që me qindra e mijëra ikini drejt evropës pikërisht për të kërkuar punë dhe perspektivë; pasi që në Kosovë është fundosur thellë ekonomia, është çmenduri. Mu tash kur dihet se papunësia e personave prej 15 deri 24 vjeqar është mbi 55%, për shkat të atyre që nuk duan e nuk dinë ta zhvillojnë vendin, dhe kërkojnë fajtorë për dështimet jasht vendit, momentalisht e fajësojnë diasporën.

Ta quan një popull dembel për shkak të remitencave është njejt sikur të quhen të gjithë ata që nuk mund të gjejnë punë dhe ata që marrin ndihma sociale dembela, sepse marrin ndihma sociale.

Është e mundur që aty, këtu ka raste ku ky fenomen i remitencave pasivizon ndonjë person, por të thuash se të gjithë po bëhen dembela dhe se, fajtorë është diaspora, është e njejtë me Valon gazetarin që tha se diaspora janë të palarë, primitiva dhe analfabetë.

Ministri në artikullin e më poshtëm është ankuar edhe pse diaspora nuk po investon në zvillimin ekonomik, por vetëm në konsum. Kësaj pyetje do të mund ti përgjigjej edhe një fëmijë parashkollorë, se në Kosovë çmimi i një lirte qumsht (tertrapak) kushton njejtë si në zvicër 1 Euro. Ndërsa ai i benzinës është 1.13/ Litër që i afrohet atijë të zvicrës me 1.19.- Euro për një litër. Në Kosovë paga mesatare 400.- euro, në zvicër 4200.- euro. Në gjermani kushton një litër qumësht rretë 0.65 cent/litër.

Pyetja duhet të shtrohet kush qëndron pas atyre pompave milionëshe të benzinën, që në disa qytete nuk janë më larg se 100 metra njëra prej tjetrës?

Kush i dërtoi ata hipermarketa dhe i mbushi me mallëra të markave luksose dhe kush mund ti blen ato produkte në vendin më të varfër në evropë, me pagën mesatara 400 euro, dhe me papunësi të rinisë me mbi 55%.

Kush qëndron pas ndërtimeve të larta milioneshe, me plan e pa plan në vendin më të varfër në Evropë?

Remitencat vjetore prej 1 miliard e 800-dë milion, do të thotë rretë 78.- euro për kokë banori në muaj, ose 272.- euro rrjedhin prej një mërgimtari në Kosovë, dhe pse këto të holla investohen në konsum, sepse jeta në Kosovë është e shtrenjtë. Si mund të mbijetojë një pensionist me 75.- euro në muaj, një prind i një mërgimtari, kur vetëm për shëndet (Ilaqe) ndoshta nuk i dalin për një muaj ato të ardhura. Po mos të kujdesej diaspora për të afërt e tyre për, prindërit e tyre në shërbime mejkësore, pak do të ishin gjallë nga ata prindër pas pensionimit me 75.- euro në muaj!

Si të mbijetojë një rast social me 4-5 antarë me të ardhura prej 84.- euro në muaj, po mos të ishin remitencat e diasporës. As nuk mund të thuhet se një familje 4-5 antarëshe me 2-3 fëmijë në shkolla apo studime, që merr të ardhura mesatarisht 400.- euro, se ajo do të dembelohet nëse merr ndonjë euro ( 100.- apo 200.- euro) nga ndonjë i afërt i diasporës.

Diaspora detyrohet të intervenojë në të gjitha lëmit ku ka dështuar shteti (pra gati në të gjitha), edhe në shëndetësi i duhet ti mbajë gjallë pacientët që nuk ju ofrohen ilaqe. Diaspora detyrohet ti dërgojë pacientët jasht shtetit për operacione që nuk paguhen apo nuk mund të ofrohen shërbime mjekësore në QKUQ, apo teknika operacioni nga akademikët e mëdhenjë.

Të thuhet se diaspora që i sjell deviza prej 1 miliard e 800 milion euro si turiste gjatë pushimeve verore vendit, dhe se kështu po e bën dembel popullin, i bien njejt sikur të thuhet se turistat që bien miliardat në zvicër po e dembelojnë popullin zvicëran.

Zhvillimi ekonomik i vendit nuk guxon kurrësesi të lidhet me remitencat e diasporës, por me krijimin e kushteve për investitorë. Dy dekada pas lufte shumë vende kanë kërkuar fuqi punëtore jasht kufinjëve të tyre, si për shembull Gjermania. Edhe shtete të tjera si Korea e Jugut, Irlanda u zhvilluan mbrenda një gjenerate 2 dekadave, prej vendeve më të varfëra në botë në ato më të pasurat. Tragjedia kosovare është se, dy dekadave pas luftës, shumica e popullit duan të ikin.

Kush është fajtorë për rezultatin më të dobët në arsimin kosovarë, që simbas rezultatit PISA jemi në vendin 71 pre 73-ve, apo ndoshta edhe për këtë janë remitencat fajtorë apo vallë edhe fëmijët i ka kap dembelllëku i remitencave, sipas ministrit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat