Paralajmëron ish-ushtari i UÇK-së: Nëse në 3 ditët nuk shkarkohet Flora Brovina…

Aktuale

Paralajmëron ish-ushtari i UÇK-së: Nëse në 3 ditët nuk shkarkohet Flora Brovina…

Nga: N.H Më: 17 maj 2019 Në ora: 19:52
Flora Brovina

Ish-ushtari i UÇK-së, Rrahim Hashimi, përmes llogarisë së tij në Facebook ka bërë një paralajmërim lidhur me skandalin e fundit të deputetes së PDK-së, Flora Brovina.

Ai thotë se skandali i fotos skandaloze në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk është vetëm turp, por është edhe tradhti kombëtare.

Sipas tij, nëse në 3 ditët në vijim nuk përjashtohet me përçmim nga Partia Demokratike e Kosovës Flora Brovina, atëherë ai thotë se, “i bije që BIA (serbe) përkatësisht agjentatura e saj mbipeshon”.

Ja shkrimi i plotë:

SHPËRFAQJA SHËRBIMEVE E RREZIKSHME

Skandali i fotos skandaloze në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk është vetëm turp, është tradhti Kombëtare.

Nëse në 3 ditët në vijm nuk përjashtohet me përçmim nga Partia Demokratike e Kosovës Flora Brovina dhe poashtu përjashtimin nga çdo pozitë udhëheqëse e grupit paralmamtar të PDK-së ( edhe deputetit që e zëvendësonte Memlin në mbledhjen e grupit para seancës së Kuvendit)

Nëse Kryeprokuri nuk e shkarkon prokurorin kujdestar, që ishte dje në detyrë për mos veprim nga papërgjegjshmëria ose pakujdesia, ka shkaktu dëme të parikoperushme kundër interesit kombëtar.

Atëherë i bije që BIA (serbe)përkatësisht agjentatura e saj mbipeshon (sepse për ndikim është lehtë e vërejtshme se ka) në sistemin juridik dhe të sigurisë në Kosovë. Gjithë kjo e asistuar edhe nga MIT (shërbimi sekret turk)

Nuk ka të drejt askush, ama bash askush të tallët e të përqmojë e as të guxoj të gabojë me viktimat e dhunës seksuale të ndodhura gjatë luftës, kushdo qoftë ai apo ajo dhe qafrdo pozitie publike apo politike që ka.

Presidenti i Republikës duhet të dal që në emër të institucioneve të Republikës të ju kërkoj falje viktimave të dhunës seksule për këtë përqmimin që ju është bërë nga njerëz që edhe ashtu që nga viti 1999 kanë qenë si të dyshuar si agjent potencial të okupatorit.

Është edhe një arsye shtesë që çdo ish i - e burgosure në kohë të luftës dhe i liruar nga burgjet serbe, duhet të verifikohen strikt nga organet e shtetit, rrjethimisht nga "Verifikimi i Sigurisë", besueshmërisë dhe të survjohen në vijimësi dhe pse jo edhe të intervistohet nën llup nga AKI për mundësin e rekrutimit dhe infiltrimit nga shërbimi sekret serb.

Kosova ende duhet ti rrisë dhe krijoj kapacitete të reja të sigurisë dhe inteligjencës.

Hashimi RRAHIM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat