Ambasada amerikane mirëpret raportin për dëbimin e shtetasve turq

Aktuale

Ambasada amerikane mirëpret raportin për dëbimin e shtetasve turq

Më: 17 maj 2019 Në ora: 20:25
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philipp Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philipp Kosnett ka mirëpritur raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

Dy ditë më parë, Komisioni miratoi raportin që raporton për rrethanat që çuan në dëbimin e gjashtë shtetasve turq, të dyshuar si pjesëtarë të lëvizjes së klerikut opozitar turk, Fetullah Gulen.

Ambasadori Kosnett ka thënë se është i kënaqur që ka parë miratimin e raportit pavarësisht përpjekjeve, siç është shprehur, për ta shtypur atë.

“I kënaqur të shoh Komisionin Parlamentar për dëbimin e shtetasve të huaj në vitin 2018 që ka tejkaluar përpjekjet për ta shtypur raportin e vet. Shembull i mirë që Kuvendi ushtron rolin e vet mbikëqyrës”, ka shkruar Kosnett në Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat