Avdyli: Veseli nuk e lejon të jap dorëheqje Brovinen, do të zbulonte që foto doli me lejen e tij

Aktuale

Avdyli: Veseli nuk e lejon të jap dorëheqje Brovinen, do të zbulonte që foto doli me lejen e tij

Nga: Z.B Më: 17 maj 2019 Në ora: 20:30
Deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli

Deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas skandalit me fotografin e publikuar nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ku ka thënë se nuk pres dorëheqje nga Gjyshja politike e Kadri Veselit, ngase, sipas tij, për të dhënë dorëheqje duhet të kesh ndërgjegje e moral politik, përcjell “Bota sot”.

Avdyli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se edhe foto të ishte autentike , ajo do ishte fyrje e nënave shqiptare, e lëre letër fotokopjesh nga faqet +18.

“Ajo nuk jep dorëheqje sepse nuk e lejon Kadri Veseli i cili sot doli e mbrojti duke kërkuar të mos fajësohet për gabimin e saj. Ai nuk ia kërkon doreheqjen e saj sepse ajo do e zbulonte që kjo foto doli me lejen e tij, vetëm për të tensionuar situatën në Kosovë para veprimeve të Speciales”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot deputetja e PDK-së, Flora Brovina, pasi është intervistuar nga prokurorët special ka dalur para gazetarëve. Në një paraqitje tejet të shqetësuar, Brovina, e zhgënjyer tha se nuk e ka besu asnjëherë që dëshmia që e publikoi dje mund të mos jetë i saktë.

Postimi i plotë:

Pse nuk pres dorëheqje nga Gjyshja politike e Kadri Veselit, Brovina?
Sepse për të dhënë dorëheqje duhet të kesh ndërgjegje e moral politik. Gjatë dy ditë të përdhunimit të opinionit publik që bëri Flora Brovina, kishte më shumë se dhjetëra rrena, e keqpërdorim mediatik duke manovruar sa lartē e poshtë derisa u zu në kurthin e saj. Edhe foto të ishte autentike , ajo do ishte fyrje e nënave shqiptare, e lëre letër fotokopjesh nga faqet +18. Ajo nuk jep dorëheqje sepse nuk e lejon Kadri Veseli i cili sot doli e mbrojti duke kërkuar të mos fajësohet për gabimin e saj. Ai nuk ia kërkon doreheqjen e saj sepse ajo do e zbulonte që kjo foto doli me lejen e tij, vetëm për të tensionuar situatën në Kosovë para veprimeve të Speciales. Ai nuk ia lejon doreheqjen asaj, sepse e dinë që çudirat te ne zgjasin 3 ditē, dhe pas 3 ditëve, harrohet çdo gjë e do vazhdojmë të kënaqemi me llafet e Arushës. Ajo nuk jep dorëheqje sepse duhet vrarë ndërgjegjja e ajo ndërgjegjjen e saj e ka bartur te Kadri Veseli, dhe ai vendos për të. Prandaj nuk pres përgjegjësi, as dorëheqje nga ata që kaq ulët gënjenin para kamerave, me zërin e pafajësisë. Unë veq një dorëheqje e pres nga sot. Dorëheqjen e mijëra Kosovarëve të ndershëm që me votën e tyre të gabuar për PDK-në kanë prodhuar këtë soj të politikanëve që fyejnë nënat e bijat tona dhe rrejnë para 2 milion qytetarëve pa u skuqur, por me ngërdheshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat