Veseli: Kam tentuar t’ia marrë fotografinë Florës, i kam thënë mos e shfaq veç sot - Bota Sot
Veseli: Kam tentuar t’ia marrë fotografinë Florës, i kam thënë mos e shfaq veç sot

Aktuale

Veseli: Kam tentuar t’ia marrë fotografinë Florës, i kam thënë mos e shfaq veç sot

Më: 17 maj 2019 Në ora: 20:53
Flora Brovina

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK’së, Kadri Veseli ka folur sërish lidhur me fotografinë e publikuar nga deputetja e partisë së tij, Flora Brovina, e cila pretendonte se në atë fotografi ishte një grua kosovare që po dhunohej nga ushtarët serbë.

Veseli tutje ka thënë se i kishte kërkuar Brovinës që të mos e bënte publike atë fotografi.

Ai sërish e ka quajtur gabim të madh atë që bëri Brovina.

“Nuk kemi kaluar lehtë. Që nga dita e parë që kam filluar iniciativën për Tribunalin serb, ka pasur reagime. Ai ka ardhur me një letër te unë gjatë seancës. Po merremi më shumë me Florën, se me gjenocidin serb. Gabimi është shumë i madh. Gabim që në një formë po e dëmton gjithë iniciativën. Por ne jemi shoqëri e një shteti të pavarur, por që ka pësuar edhe nga një gabim i rëndë, për faktin se ka mundur një ditë ose një javë përpara të mos e shfaq atë fotografi. I kam thënë vetëm në seancë jo. Mirë që s’e ka shfaqur në foltore. Unë nuk mundem me ndal askënd. Ajo ka dalë nga seanca. Ka qenë e ngarkuar emocionalisht. Kam tentuar t’ia marr letrën, por s’kam mundur. Flora Brovina e ka provuar gjithë terrorin serb”, ka thënë Veseli në Debat Plus në Tv Dukagjini.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...