Sa do të ketë buxhet ushtria e re e Kosovës në krahasim me vendet e rajonit?

Aktuale

Sa do të ketë buxhet ushtria e re e Kosovës në krahasim me vendet e rajonit?

Më: 17 maj 2019 Në ora: 21:41
Ushtria e Kosoves

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar një studim të ri për shpenzimet ushtarake të vendit tonë si dhe atyre fqinje.

Sipas këtij studimi shteti që bënë më së shumti shpenzime për ushtrinë në rajon është Serbia. Ajo shpenzon 590 milionë euro, apo më shumë se të gjitha shtetet tjera të Ballkanit Perëndimorë të bëra bashkë.

Shqipëria, që është edhe vend anëtar i NATO’s është në vendin e dytë me 157 milionë euro shpenzime ushtarake.

Kosova ndërkohë me ushtrinë e saj të re, do shpenzojë më së paku me 53 milionë euro, që është afër 71 milionë eurove në vit që anëtari i NATO’s Mali i Zi investon në mbrojtjen e saj.

Kjo është infografika e publikuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat