Veseli thotë se Flora Brovina si fëmijë është persekutuar nga babai i saj

Aktuale

Veseli thotë se Flora Brovina si fëmijë është persekutuar nga babai i saj

Më: 17 maj 2019 Në ora: 21:45
Kadri Veseli/ Flora Brovina

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka amnistuar deputeten e partisë së tij, për publikimin e fotografisë që ai e ka quajtur të rrejshme.

Veseli ka konfirmuar se fotografia që ka publikuar Brovina ka qenë e rrejshme. Ai ka thënë se duhet të ketë më shumë respekt për deputeten për shkak se sipas tij ajo që nga fëmijëria është persekutuar nga babai i vet e më pas edhe nga terrori serb.

“Flora Brovina si fëmijë është i persekutuar nga babai i vet, Flora i ka përjetuar të gjithë terrorin shtetëror serb edhe si person i rritur. Duke përjetuar edhe atë më të rëndën duke qenë rob lufte”, ka deklaruar Brovina.

Veseli ka thënë se nuk dëshiron të jetë mbrojtje e askujt, por ka thënë se nuk duhet të ketë linçime nga gabimi i saj.  Ka thënë se e vërteta e vetme është që Serbia ka kryer gjenocidë ndaj shqiptarëve.

“Kjo është ajo situatë e cila nuk jam unë këtu për të krijuar alibi të mbrojtjes. Gabimi i rëndë ka qenë por linçimi nuk duhet të ketë për askënd. Nëse duhet të ketë mllef për të dal tek e vërteta duhet të jetë për Serbinë e cila në mënyrë sistematike dhe në mënyrë të planifikuar ka kryer gjenocid tek shqiptarët vetëm pse nuk kanë qenë serb”, ka deklaruar Veseli.

Më tej Veseli ka thënë se institucionet e vendit e kanë kaluar me sukses këtë test. Thotë se institucionet vendore kanë zbuluar vëtetësinë e fotografisë.

Unë e kam pyetur pas seancës dhe i kam kërkuar edhe nga institucionet dhe i falënderojë për marrjen e masave dhe saktësinë e veprimeve. Gjatë natës së mbrëmshëm dhe gjatë ditës së sotme janë matur mekanizmat e Inteligjencës dhe Policisë”, ka deklaruar Veselii.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat