Ambasadori shqiptar: Edi Rama është bërë aleat i Beogradit

Aktuale

Ambasadori shqiptar: Edi Rama është bërë aleat i Beogradit

Nga: H.O. Më: 17 maj 2019 Në ora: 22:30
Edi Rama, Aleksander Vucic

Ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka në një intervistë për “Bota sot” ka thënë se Beogradi ka kërkuar aleatë në Tiranë për zgjidhjen dhe kësaj radhe aleati i tij është bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Beogradi, historikisht, ka kërkuar aleatë në Tiranë për zgjidhjen, një herë e mirë, të çështjes së Kosovës. Këtë radhë i ka ecur, sepse aleat i tij është bërë vet Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Personalitete të besueshme si Sonja Biserko dhe Karl Bildt dëshmojnë se ka, të paktën, 2 vjet që Edi Rama i është bashkuar me zell kësaj ideje”, thotë ambasadori Lauka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat