Kadri Veseli: Kurrë nuk shkoj në gazetën “Bota sot”

Aktuale

Kadri Veseli: Kurrë nuk shkoj në gazetën “Bota sot”

Nga: N.H Më: 17 maj 2019 Në ora: 22:46
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar raportimet lidhur me lajmin, se javë më parë ishte nisur për t’u intervistuar nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

I pari i Kuvendit të Kosovës edhe një herë e ka përsëritur se ai nuk është ftuar nga Gjykata Speciale, ndërsa raportimet për shkuarjen për në Hagë i ka quajtur si spekulime.

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), derisa ishte duke folur rreth këtyre raportimeve, mes tjerash ka thënë edhe se nuk do të shkojë kurrë në gazetën “Bota sot”, për shkak, që sipas tij, për qasjen që e ka mediumi.

“Në gazetën “Bota Sot” dhe te Express nuk do të shkojë kurrë derisa kanë këso qasje”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ndryshe, kujtojmë se lajmi për shkuarjen e kryetart të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për në Hagë dhe reagimi i tij skandaloz kishte bërë jehonë të madhe javë më parë.

Lidhur më këtë, gjithashtu ishte raportuar se bashkë me Veselin kishin udhëtuar edhe katër persona të tjera, por që këtë Veseli e kishte mohuar kategorikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat