Agim Bahtiri në fushatën e Albin Kurtit

Aktuale

Agim Bahtiri në fushatën e Albin Kurtit

Më: 17 maj 2019 Në ora: 23:03
Albin Kurti dhe Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri vazhdon të jetë krah Lëvizjes Vetëvendosje. Anëtari i AKR-së është parë edhe sot në fushatën e Vetëvendosjes.

Krah Albin Kurtit, Bahtiri shihet në takimin që Lëvizja Vetëvendosje e kishte sot në Çabër të Komunës së Zubin Potokut dhe në Lagjen e Boshnajkëve në Komunën e Mitrovicës në Veri.

Erden Atiq është kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 19 majit në komunat e Veriut.

“Në Çabër të Komunës së Zubin Potokut dhe në Lagjen e Boshnjakëve në Komunën e Mitrovicës në Veri, në mbështetje të kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje Erden Atiq dhe Liridona Kahrimani, në zgjedhjet lokale të parakohshme atje. Poashtu, edhe në mbështetje të kandidatëve tonë edhe në Leposaviq e Zveqan.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ndalet asnjeherë që liria, pavarësia dhe demokracia të shtrihet në gjithë Kosovën sovrane, për zhvillim pa diskriminim” shkruan Rexhep Selimi në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat