Beqa mohon se ka kërkuar përqindje për një ankand nga një biznesmen: Ma kanë keqpërdorur emrin

Aktuale

Beqa mohon se ka kërkuar përqindje për një ankand nga një biznesmen: Ma kanë keqpërdorur emrin

Më: 18 maj 2019 Në ora: 00:19
Hajdar Beqa

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hajdar Beqa nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), përmes një postimi në Facebook, ka thënë se personaliteti i tij është njollosur lidhur me një ankand ku dyshohet se ka qenë i përfshirë vëllai i tij.

“Sonte në emisionin “Drejtësia në Kosovë” me qëllim të njollosjes së personalitetit tim, pa të drejtë mu përmend emri im, kinse unë kam ndikuar në prishjen e një ankandi, në të cilin pretendojnë që vëllau im paska tentuar të bëhet aksionar”, ka shkruar Beqa.

Ai është shprehur se “E them me përgjegjësi morale e juridike, që unë nuk kam të bëjë asgjë me këtë proces, dhe dy personat e ashtuquajtur biznesmen kanë keqpërdorur emrin tim”.

Beqa ka thënë se i bënë thirrje prokurorisë që të merret me këtë rast.

“Unë i bëj thirrje Prokurorisë se sa me shpejtë që është e mundur ta hetojnë këtë rast”, ka përfunduar Beqa.

Në një hulumtim të publikuar sot nga “Drejtësia në Kosovë”, ku dyshohet se deputeti i PDK-së Hajdar Beqa së bashku me vëllain e tij Hasan Beqa kishin kërkuar një biznesmeni 33 përiqnd të aksioneve pas një ankani të fituar në komunën e Gjakovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat