Dy vjet nga vdekja e ish-deputetit të Kuvendit

Aktuale

Dy vjet nga vdekja e ish-deputetit të Kuvendit

Më: 18 maj 2019 Në ora: 08:47
Kuvendi i Kosovës

Sot janë bërë dy vjet që nga vdekja e ish-deputetit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Kikaj.

Kikaj, ishte ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë dhe për një kohë edhe kryetar i kësaj komune.

Ai më 18 maj të vitit 2017, kishte ndërruar jetë papritmas, teksa në atë kohë mbante postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Për kujtim të tij, sot Lidhja Demokratike, dega në Podujevë, do të mbajë disa organizime.

Kikaj, ishte njëri ndër miqtë më të mirë të kryetarit të Podujevës, njëherësh nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat