Këshilltarja e Haradinajt: Jemi ulur në tavolinat përballë ish-ministrave të Milloshit, pa asnjë kusht

Aktuale

Këshilltarja e Haradinajt: Jemi ulur në tavolinat përballë ish-ministrave të Milloshit, pa asnjë kusht

Nga: H.O. Më: 18 maj 2019 Në ora: 08:49
Meliza Haradinaj

Këshilltarja e Kryeministrit, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar ditën kur u mbajtë seance e Kuvendit të Kosovës për Tribulinalin për krimet e Serbisë. Ajo ka komentuar rreth fotos së publikuar nga deputetja Flora Brovina.

Haradinaj madje pyet se “si ka pasë mundësi një deputet (apo parti) ta ngrisë dorën për të votuar Gjykatën Speciale, pa e publikuar këtë foto?!!!!!”.

Poashtu ajo shkruan se “nga përkujtimi i masakrave makabre, kemi shkuar për t’u ulur në tavolinat dialoguese përballë ish-ministrave të Milloshit, me Daqiqin e Vuqiqin, pa asnjë kusht”.

Postimi i plotë:

QËNDRIM PERSONAL:

Duke ruajtur dhimbjen dhe respektin maksimal për gjithë të kaluarën e dhimbshme të popullit tonë nën okupimin e dhunshëm e vrasës të Serbisë,

Duke kujtuar me dhembshuri të thellë gjithë fëmijërinë e gjeneratës sime të kaluar nën ankthin e vdekjes e torturës, familjarëve të vrarë, masakruar e zhdukur, përndjekjes nga bankat shkollore e nga shtëpia, largimit të prindërve nga puna, e makabrave të tjera që në një formë ose tjetrën kemi përjetuar secili prej nesh,

Ndjej keqardhje të madhe se si kjo temë trajtohet sot me kaq joseriozitet e protagonizëm personalo-partiak, duke politizuar, mediatizuar, e shtuar dhunën psiqike tek populli (mos të flas për viktimën dhe familjen e saj), pa asnjë konsideratë e as përgjegjësi për pasojat e mundshme. Thjeshtë, ka qenë e mundshme të krijohet një Komision Parlamentar Ad Hoc - bashkë me një panel të lartë avokatësh vendorë e ndërkombëtar, që të mbledhin të gjitha faktet e krimeve dhe të deponohen në ndonjë gjykatë ndërkombëtare përmes ndonjë shteti mik.

20 vjet ia kemi dhuruar Serbisë copëzat e Kosovës sonë, duke diskutuar me të çështjet tona të brendshme, sovranitetin tonë... Nuk është dëgjuar asnjë zë!!!! Nga përkujtimi i masakrave makabre, kemi shkuar për t’u ulur në tavolinat dialoguese përballë ish-ministrave të Milloshit, me Daqiqin e Vuqiqin, pa asnjë kusht!

Si ka pasë mundësi një deputet (apo parti) ta ngrisë dorën për të votuar Gjykatën Speciale, pa e publikuar këtë foto?!!!!!

                                                                       

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat