Deputetja e Vetëvendosjes: PDK e ka një siklet të madh që e krijoj këtë situatë skandaloze

Aktuale

Deputetja e Vetëvendosjes: PDK e ka një siklet të madh që e krijoj këtë situatë skandaloze

H.O. Nga H.O. Më 18 maj 2019 Në ora: 09:25
Flora Brovina

Deputetja e Vetëvendosjes Drita Millaku lidhur me publikimin e fotografisë pornografike në Kuvend nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, thotë se ky është veprim i papërgjegjshëm i PDK-së dhe vetë deputetes.

Image
Drita Millaku

“Mendoj se ky është veprim i papërgjegjshëm i PDK-së dhe i Flora Brovinës. Unë nuk mendoj se një deputete veterane do të duhej të keqpërdorej nga askush e sidomos për një çështje kaq sensitive”, thekson ajo.

Millaku thotë më tutje se PDK dhe krerët e saj mund të kenë një siklet të madh që krijuan këtë situatë skandaloze.

“Jam e bindur se  PDK dhe sidomos krerët e saj e kanë një siklet të madh dhe për këtë arsye ata e kanë krijuar një situatë të tillë skandaloze. Kjo do të shihet më vonë”, thotë deputetja Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat