Vlora Çitaku, princesha e klanit kriminal pronto!

Aktuale

Vlora Çitaku, princesha e klanit kriminal pronto!

Nga: K.M Më: 18 maj 2019 Në ora: 09:36
Vlora Çitaku dhe Hashim Thaçi

Veprimtari politik, Sali Rexhaj, me anë të një postimi të tijin në facebook ka hedhur poshtë dyshimet se Flora Brovina është keqpërdorur nga ana e PDK-së lidhje me publikimin e fotografisë e cila bërë bujë në të gjithë opinionin, jo vetëm shqiptarë. Rexhaj me anë të këtij postimi në facebook ka thënë se Flora e don famën, ajo mendon të bëhet presidente dhe rrethë këtij qëllimi nuk zgjedhë mjete.

Tutje, Rexhaj në postimin e tij ka folur edhe për figura tjera të cilat i ka quajtur si tragjikomike të cilat i ka krijuar PDK, e që sipas tij tani po bien si kukullat prej letrës, duke filluar prej Hashim Thaçit e deri tek Vlora Çitaku, të cilën Rexhaj e quan “Princesha e Klanit Kriminal Pronto”.

Postimi i plotë i tij në facebook.

Gabimisht po akuzohet PDK apo ndonjë strukture e shërbim se e keqpërdori Flora Brovinën me këto porno-foto të cilat i plasoj në opinjon në mënyrën më të poshtër.
Jo, Flora do ta bënte një marri të tillë edhe po të ishte në një parti tjetër, apo në ndonjë OJQ, apo në emër të vetin. Ajo vuan për famë dhe ka ambicie të sëmura për pushtet. Flora mendon që një ditë të bëhet presidente. Për ta arritë këtë qellim, ajo nuk zgjedhe mjete.
PDK ka gabuar që në fillim, jo vetëm me Florën, se ka krijuar kulte e biografi patriotesh me njerëz të gabuar. Ka zgjedhë njerëz skajshmërisht të pamoralshëm për ti shitë në treg si vlera, aq më keq si vlera të luftës.
Tani këto figura tragjikomike po bien si kukullat prej letrës. Jo vetëm Flora po edhe shumë të tjerë. Duke filluar nga vet Hashim Thaqi e deri te Vlora Çitaku, princesha e Klanit Kriminal Pronto.
Vetëm shkuarja në opozitë e PDK-ës do ta shëroj këtë subjekt nga sëmundja e rëndë. Kuptohet se ky subjekt ka edhe njerëz të mirë e me merita, po duhet të përfundoj seleksionimi negativ dhe filloj me largimin e njerëzve të cilët këtë subjekt e përdorën vetëm për përfitime e benificione, duke e dëmtuar skajshmërishtë partinë po edhe shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat