Driton Selmanaj flet për kandidaturën e tij në Prizren, ka disa fjalë edhe për Anton Qunin

Aktuale

Driton Selmanaj flet për kandidaturën e tij në Prizren, ka disa fjalë edhe për Anton Qunin

Më: 18 maj 2019 Në ora: 11:35
Driton Selmanaj

Garë e fortë pritet të jetë në Degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. Aktualisht dy kandidatët që kanë shpallur kandidaturën për kryetar janë deputetët; Anton Quni dhe Driton Selmanaj.

Ky i fundit, në një prononcim për Indeksonline, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e kësaj gare.  “Po kam shpreh interesim dhe kam ofruar strukturës së degës.  Unë jam njëri prej kandidatëve, kam biseduar me strukturat”, ka thënë ai.

Më tej, Selmanaj ka folur edhe për kundërkandidatin e tij, Anton Qunin. Sipas tij, më e rëndësishmja e kësaj gare është angazhimi maksimal i gjitha strukturave të LDK-së në këtë proces.

“Ndihem i nderuar që përballë meje është një person me vlerat që i ka Anton Quni. Ne do të bëjmë një garë shumë fer, një angazhim krejtësisht lojal ndaj njëri tjetrit dhe partisë. Pastaj janë strukturat ata që vendosin se kush është personi që duhet ta udhëheq partinë”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat