VV prezanton hapat institucionalë për të adresuar gjenocidin serb

Aktuale

VV prezanton hapat institucionalë për të adresuar gjenocidin serb

Më: 18 maj 2019 Në ora: 12:26
Sami Kurteshi

(E plotësuar) -Lëvizja Vetëvendosje i ka prezantuar disa hapa institucionalë që duhet të bëhen për të vënë drejtësinë në lidhje me krimet e luftës dhe gjenocidin që ka ndodhur në Kosovë. Për të arritur këtë ata kërkuan komision parlamentar të përhershëm, dhomë të veçantë brenda prokurorisë, dhomë të veçantë të gjyqësorit dhe njësit të veçantë policor që të merret me krime të luftës dhe gjenocidin serb.

Përmes një konference për media deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi u shpreh optimist për këto, por për t’i shkuar deri në fund, ai kërkoi vullnet politik nga të gjithë faktorët relevantë në Kosovë.

Kurteshi: Institutit për krime të lufte duhet të jetë i përhershëm

“Pika e parë është themelimi me ligj dhe i financuar në mënyrë adekuate i një Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës, i cili do të ketë  një mision të përcaktuar qartë me ligj që do të ketë financa adekuate të përcaktuar dhe të ndara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe i cili do të angazhojë jo me kontrata në vepër siç është bërë më përpara, por njerëz profesionistë dhe kompetentë që do të jenë të angazhuar ligjërisht. Institutit për krime të luftës duhet të jetë i përhershëm. Po ashtu, duhet të miratohet propozimi i LVV gjykimi në mungesë i kriminelëve të luftës që i ikin drejtësisë. Po ashtu duhet të krijohet një komision parlamentar i përhershëm që do të merret me krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit në Kosovë që do të jetë një hallk lidhëse të institucioneve të Qeverisë dhe institutit për hulumtime të krimeve të luftës. Në këtë drejtim do të krijohet një dhomë e veçantë e Prokurorisë që do të jetë dhomë e përhershme e specializuar për krime të luftës, me numër të mjaftueshëm të Prokurorëve... të krijohet një dhomë e veçantë e gjyqësorit që merret me krime të luftës”, tha ai.

I pyetur se pse deri më tani nuk i kanë adresuar këto çështje, deputeti Kurteshi tha se ata kanë marrë iniciativa të ndryshme, por që janë penguar nga partitë në pushtet.

Kurteshi: Për arsye të ndryshme është penguar qoftë në institucione qoftë në forma të ndryshme

“Fatkeqësisht vazhdimisht për arsye të ndryshme është penguar qoftë në institucione qoftë në forma të ndryshme nga shumica në Kuvend në gjitha legjislaturat prej momentin kur merr pjesë Lëvizja Vetëvendosje”, deklaroi deputeti Kurteshi.

Për fotografinë e deputetes së PDK-së, Flora Brovina, Kurteshi tha se kjo është një dëm jashtëzakonisht i madh që i ka kushtuar Kosovës.

Sipas tij, këta njerëz që e kanë kapur shtetin janë në gjendje të bëjnë shumë të zeza për Kosovën.

Kurteshi: Dëmi është i jashtëzakonshëm

“Dëmi është i jashtëzakonshëm, publiku i ka parë të gjitha dhe është jashtëzakonisht i shqetësuar. Këta njerëz që e kanë kapur shtetin, janë në gjendje të bëjnë shumë të zeza të mëdha dhe janë bënë dhe këtë të zezë Kosovës”, tha deputeti Kurteshi.

Mes tjerash, deputeti i VV-së kërkoi dhe që të krijohet një degë e veçantë brenda UP për edukimin dhe specializimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve që do të merren me gjenocidin.

 VV propozon hapat për adresimin e çështjes së gjenocidit serb

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë ka folur për çështjen e dënimit të gjenocidit serb në Kosovë.

Sami Kurteshi tha se  VV ka shumë vite që ka bërë përpjekje të vazhdueshme për adresimin dhe ndërgjegjësimin e çështjes së krimeve të luftës, por sipas tij, LVV është penguar nga mazhoranca në Kuvend, në të gjitha legjislaturat.

Ai tha se nëse VV do të ishte në qeveri, do të themelohej me ligj një instituti për hulumtimin e krimeve të luftës që do të ketë mision të përcaktuar qartë, me financa adekuate dhe do të angazhojë njerëz kompetent për këtë institut.

“Instituti duhet të jetë i përhershëm. Duhet të krijohet komision parlamentar i përhershëm që do të merrej me krimet e luftës, do të ishte hallkë lidhëse mes qeverise dhe institutit. Do të krijohet një dhomë e veçantë e përhershme në prokurori për krimet e gjenocidit, me numër të mjaftueshëm të prokurorëve, dhomë e veçantë gjyqësore brenda gjyqësorit në Kosovë. Brenda Policisë së Kosovës duhet të jetë një njësit për krimet e luftës që do të merrej me ndjekjen e atyre që kanë kryer krime të luftës dhe sjellje e tyre para drejtësisë. LVV do të bëjë një legjislacion të veçantë për mbrojtjen e identitetit dhe të dhënave të viktimave", tha ai.

Po ashtu foli edhe për prokurorët dhe gjyqtarët që do të duhej të trajnoheshin në lidhje me gjenocidin serb.

"Duhet krijuar një degë e veçantë brenda UP për edukimin dhe specializimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve që do të merren me gjenocidin", shtoi ai.

Krejt këto tha ai janë të mundshme brenda institucioneve të Kosovës veçse ka nevojë për vullnet politik, përgjegjësi institucionale.

***

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat