Isa Mustafa: Jemi të gatshëm t’ia thyejmë këmbët kësaj qeverie

Aktuale

Isa Mustafa: Jemi të gatshëm t’ia thyejmë këmbët kësaj qeverie

Më: 18 maj 2019 Në ora: 13:13
Isa Mustafa

(E plotësuar) - Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në konferencën pas përfundimit të Kuvendit të partisë së tij, ka thënë se janë në bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje si dhe ka kontakte edhe me Partinë Socialdemokrate, në mënyrë që të ngritët mocioni për rrëzimin e qeverisë.

Kreu i LDK-së deklaroi se qeveria e tanishme është e padobishme dhe janë gati të japin nënshkrimet që sot në mënyrë që qeveria të bie.

"Jemi të gatshëm t'ia thyejmë këmbët kësaj qeverie", ka deklaruar mes tjerash Mustafa.

Mustafa: Jemi gati që sot me i dhënë nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë

“Ne do të ftojmë edhe Lëvizjen Vetëvendosje do të ftojmë edhe Partinë Socialdemokrate që t’i bëjmë bashkërisht nënshkrimet, ta bëjmë bashkërisht tekstin e mocionit dhe do të presim dhe do të mundohemi ta përfitojmë edhe dikë nga partitë e koalicionit që kjo qeveri të bie sa më shpejtë. Ne jemi në biseda me Vetëvendosjen, në një formë ka edhe kontakte me Partinë Socialdemokrate që kjo punë të bëhet dhe si LDK ne jemi në gjendje prej sot me i dhënë nënshkrimet tona e do t’i japim për aq deputetë sa jemi në Kuvend.[...]17:01 Duhet sa më shpejtë që t’ia thyejmë këmbët kësaj qeverisje sepse është e padobishme për Kosovën”, vijoi Mustafa.

Ish-kryeministri ka folur edhe për Kuvendin e Punës së LDK-së ku tha është trajtuar puna dhe aktiviteti i partisë për katër vite për çfarë është vlerësuar, si dhe raporti financiar i cili gjithashtu në mënyrë unanime ka marrë vlerësime të larta.

Mustafa tha se janë të lumtur dhe krenarë që janë partia me grupin më të madh parlamentar, që kanë numrin më të madh të komunave me të cilat qeverisin, ndërsa shtoi se të parët po dalin edhe nga matjet e fundit duke gëzuar mbështetje të madhe nga rinia dhe të gjithë qytetarët.

Mustafa: Nga matjet e fundit jemi bindshëm të parët

“Jemi parti e cila në të gjitha matjet e opinionit publik tani po del se bindshëm prinë nga subjektet e tjera politike. Ka përkrahjen e gjeneratës së re, ka përkrahjen e grave dhe ka përkrahjen e qytetarëve. Ne konsiderojmë se për ne nuk është kënaqësi që të konstatojmë këtë, por është edhe përgjegjësi. Kemi përgjegjësi para qytetarëve të Republikës së Kosovës si parti më e madhe në Kosovë, kemi përgjegjësi para anëtarësisë së LDK-së në mënyrë që ta drejtojmë mirë Lidhjen Demokratike dhe ta mbajmë frymën rugoviane të LDK-së”, tha ai.

Kreu i LDK-së deklaroi gjithashtu se partia e tij dëshiron që të kontribuojë në zhvillimin e Kosovës dhe në çështjet e rëndësishme për vendin. Ai nuk harroi që të përgëzojë për punën të gjitha degët dhe forumet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

***

Isa Mustafa është shprehur i vendosur ta çojë në shtëpi Ramush Haradinajn dhe Qeverinë e tij. Ka thënë se prej sot LDK është e gatshme t’i japë nënshkrimet për rrëzimin e Ekzekutivit. U ka bërë thirrje edhe VV e PSD’së të bashkohen në këtë nismë. Sipas tij, Qeveria aktuale ka bllokuar Kosovën, i ka prishur raportet me ndërkombëtarë dhe ka bllokuar Parlamentin.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se janë duke punuar në sigurimin e votave për mocionin e mosbesimit.

Sipas tij, përveç me LVV-së dhe PSD-së janë duke u munduar që të sigurojnë vota edhe nga partitë e koalicionit aktual.

“Jemi shumë të interesuar që si LDK ti kontribuojmë forcimit të shtetit të Kosovës, t’i kontribuojmë forcimit ekonomik dhe punësimit të njerëzve dhe të kontribuojmë që Kosova të del para opinionin ndërkombëtar si shtet i fortë. Ne do të vazhdojmë ne do të ftojmë edhe VV dhe PSD që t’i bëjmë bashkërisht nënshkrimet. Do i presim dhe do mundohemi që të përfitojmë dikë nga partitë e koalicionit. Si LDK jemi në gjendje që prej sot të japim nënshkrimet tona dhe do kërkojmë edhe nga të tjerët që ta bëjmë këtë punë”, shtoi Mustafa.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dalë në konferencë për medie pas mbajtjes së Kuvendit të Punës së kësaj partie, raporton Ekonomia Online. Ai tha se delegatëve të Kuvendit të LDK-së e kanë vlerësuar punën e qeverisë Mustafa.

 E duke folur për Qeverinë e tanishme tha se e ka bllokuar Kosovën dhe ka rritë korrupsionin në vend.

Mustafa tha se kjo Qeveri i ka rrezikuar raportet me BE-në dhe Amerikën.

 “Alternativa e atyre që u bënë bashkë për ta rrëzuar qeverinë Mustafa është kjo që është sot, është alternativë që na i ka rrezikuar raportet me Bashkimin Evropian, me SHBA-në, e ka bllokuar Kosovën, e ka bllokuar punën e Kuvendit, e ka rritë korrupsionin sepse ne atëherë kemi pasë vlerësime të Komisionit Evropian se kemi përmbushur edhe kriterin për korrupsionin dhe tani po thuhet se kemi probleme me korrupsion”, tha Mustafa.

Duke e vlerësuar punën e gjithë delegatëve të Kuvendit të LDK-së, Mustafa tha Raporti i Punës është votuar në mënyrë unanime.Ai tha Kuvendi e ka vlerësuar lartë punën e qeverisë Mustafa.

“Raporti i punës u votua në mënyrë unanime nga të gjithë. LDK-ja në Kuvend ka shumicën. LDK-ja bindshëm prin ndaj partive tjera, kemi përkrahjen e qytetarëve. Kuvendi ka vlerësuar lartë punën e Qeverisë e cila është drejtuar nga LDK-ja, qeveri e cila ka nxitur zhvillimin ekonomik të vendit, ka thelluar dhe forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat