Deputetja e LDK-së për foton e publikuar nga Brovina: Ka vetëm një autor shefin e PDK-së

Aktuale

Deputetja e LDK-së për foton e publikuar nga Brovina: Ka vetëm një autor shefin e PDK-së

Nga: A.M. Më: 18 maj 2019 Në ora: 14:09
Kadri Veseli, Flora Brovina

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të hetojë nëse është bërë presion ndaj deputetes së PDK-së, Flora Brovina, për ndryshimin e deklaratës së saj.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “edhe vetë kërkimfalja nga znj. Flora Brovina tregon se politikanet gra edhe kur gabojnë rëndë, kanë ndërgjegje dhe dinë bile të kërkojnë falje”

Postimi i plotë:

Të respektuara politikane gra, nëna, motra, vajza, skandali i papërmirësueshëm për dekada me radhë, me fotografinë që do t'i shërbejë fatkeqësisht Serbisë për propagandë dhe mohim të krimeve të luftës, është me një autor të vetëm: Shefin e PDK-së. Prandaj, si kolege e bashkëqytetare, ju apeloj të mos bini nën ndikimin e politikave ditore të shefit politik, duke shfrytëzuar sinqeritetin, ndjeshmërinë dhe humanizmin e juaj! Edhe vetë kërkimfalja nga znj. Flora Brovina tregon se politikanet gra edhe kur gabojnë rëndë, kanë ndërgjegje dhe dinë bile të kërkojnë falje! Po ashtu, apeloj në prokurori që të hetohet nëse znj. Brovina ka qenë me presion e kërcënime që ka ndërruar deklaratën e vet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat